“Air Albania”: Qeveria rishet “Ismail Qemalin” tek turqit

Skandali: QKB pezullon “Air Albania”, shkak mosdeklarimi i pronarëve realë dhe përfitues. E prezantuar nga qeveria si kompani kombëtare që do bënte shqiptarët të fluturonin, avionët kanë 3 vjet pa dorzuar bilancet duke ndjekur të njëjtën praktikë të kompanive “ofshore”. Pas shpartallimit të “Flamurtarit” të Vlorës, edhe Ismaili pëson të njëjtin fat. Mallkim apo rastësi për simbolet e Pavarsisë Kombëtare

Përgatiti Ëngjëll Musai

Sigal

Drejtor i “Telegraf”

E prezantuar nga kryeministri Edi Rama si kompania që do të bënte shqiptarët që të fluturonin, është pezulluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Me 3 vite vonese në dorëzimin e bilanceve dhe pa deklarimin e pronarëve realë

Kompania e inaguruar nga kryeministri Edi Rama 4 vite më parë si linja ajrore, që do të na jepte mundësinë të fluturojmë, sot është pezulluar pasi nuk deklaron pronarët realë e përfitues, duke shënuar kështu edhe atë që vetë kryeministri e cilësoi kthim me këmbë në tokë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, aktiviteti i Air Albania është pezulluar pasi nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Sipas njoftimit të QKB-së në ekstraktin e kompanisë: “Bazuar në ligjin përkatës për subjektet raportuese, të cilat kryejnë shkeljet e parashikuara do të ndryshojë statusin nga “aktiv” në statusin “pezulluar” deri në pagesën e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”. Statusi i kompanisë është deklaruar i pezulluar që nga data 1 shtator.

Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri në 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij. Sipas ligjit, mos regjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë;

Air Albania u krijua në vitin 2018, si një kompani kombëtare e fluturimeve, ku shteti, përmes “Albcontrol” ka 10% të aksioneve, “MDN INVESTIMENT”, e krijuar po në vitin 2018, ka 41% të kuotave dhe “TÜRK HAVA YOLLARI A.O.” 49%.

Aksionere të “MDN INVESTIMENT”, me nga 50% secila janë Najada Idrizi dhe Rejana Idrizi, sipas ekstraktit në QKB, të cilat i morën gradualisht aksionet nga Sinan Idrizi dhe Ron Yeffet përgjatë vitit 2018. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, në fund të vitit 2021, “Air Albania” zinte rreth 12% të tregut të fluturimeve sipas numrit të pasagjerëve, duke u renditur e dyta, pas Ëizz Air, me 42%.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Tirana International Airport, kompania kishte 10 fluturime në nisje, në Stamboll, Zyrih, Londër, Piza, Bolonja, Antalia, Athinë, Milano, Romë.

Air Albania ka dorëzuar në QKB vetëm bilancin e vitit 2018, kur nuk kishte akoma aktivitet, ndërsa nuk është në QKB as bilanci i 2019-s dhe 2020-s, afati i të cilëve ka përfunduar me kohë. Bilanci i vitit 2021 ka kohë të dorëzohet deri në 15 shtator.

Çdo gjë në Shqipëri ‘offshore’ dhe ngjashmëria me inceneratorët

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, komentoi në ‘Task Force’ pezullimin e ‘Air Albania’ për shkak të mosdeklarimit të pronarëve realë dhe përfitues. Shehaj deklaroi se ‘Air Albania’ rezulton pa pronar, ndërsa shtoi se pas kompanisë mund të fshihen terroristë apo persona me rekorde kriminale, dhe në rast të ndonjë ngjarje askush nuk mban përgjegjësi.”Një ligj i vitit 2020 për deklarimin e pronarëve fundorë, në fund shkruhet ‘ky është një ligj që përafrohet pjesërisht me direktivat e BE-së’. Ky ligj që u bë në një vend si Shqipëria ku inceneratorët janë offshore, çdo gjë offshore, bëhet që shteti të dijë kush janë pronarët përfitues fundorë, ai mund të jetë terrorist. I gjithë ligji ka vetëm masa administrative. Pronari përfitues ndryshohet andej, por katër vite e ka pasur një terrorist apo trafikant, dhe ne nuk e dimë.”-tha Shehaj. Shehaj tha se bankat nuk po iu hapin llogari kompanive offshore pasi kërkojnë bilance, pastëri figure për pronarët pas dyshimeve për pastrim parash. Ndër të tjera Shehaj u shpreh se lajme të tilla përhapen nga vetë qeveria për të larguar vëmëndjen nga probleme të tjera edhe më të rënda.”Me kriterin se mirë të deklarojnë kush është fundori, por të sjellin bilancet dhe pastërtinë e figurës dhe të bindet banka që ti pronari përfitues nuk do bësh pastrim parash në shtetin tënd. Do shohësh vende që s’janë kaq demokratike sa vendi ynë që nuk e lejojnë dhe nuk i japin llogaritë.”-deklaroi Shehaj.

Çfarë fshihet pas pezullimit të “Air Albania”?

Pas “MDN INVESTIMENT” fshihet Sinan Idrizi. Biznesmeni me lidhje të dyshimta me Edi Ramën dhe presidentin turk Erdogan i kaloi aksionet në emër të familjarëve të tij, Najada dhe Rejana Idrizi.

Sipas këtyre të dhënave në QKB, pronarët janë të identifikuar. Por përse pronarët përfitues nuk janë deklaruar ende, siç kërkon ligji? Çfarë fshihet pas kësaj manovre?

Lidhjet e “Air Albania” me avionin që përdor Edi Rama, me emrin “Ismaili”. Marrëdhënia kontraktuale mes “Air Albania” dhe Kryeministrisë apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare nuk është bërë asnjëherë publike sipas zoom. Shpenzimet e këtij avioni, që sipas përllogaritjeve të ekspertëve janë afro 15 mijë euro për 1 orë fluturim, mbahen sekret.

A është çështja “Ismaili” pas vendimit të kompanisë për të mos deklaruar pronarët përfitues? Ndërsa disa media të pakta në Shqipëri po kryejnë investigime mbi këtë çështje, institucionet ligjzbatuese, policia e prokuroria po heshtin.

Avionin e Ramës dhe shpenzimet marramendëse që ai bën, teksa e përdor “Ismailin” si taksi me të cilën u bën xhiro miqve e dashamirësve të tij, si të ishte pronë private.

Teksa në Shqipëri heshtet, autoritetet në Turqi mund të investigojnë se çfarë ndodhi me kompaninë, ku shteti turk vazhdon të ketë thuajse gjysmën e aksioneve. Aktualisht 49.12 % të aksioneve, ndërsa 50.88 janë aksione të shpërndara në kompani private. Prej vitit 2008 kjo kompani, e njohur si “Turkish Airlines” është pjesë e grupimit “Star Alliance” në të cilën bëjnë pjesë kompanitë më të mëdha europiane, si Lufthansa, Austrian Airlines, Sëiss Air etj dhe disa kompani të tjera botërore, për një total prej 26 anëtarësh. Si kompani me aksione shtetërore, si pjesë e një aleance globale dhe si pronare me 49 % e “Air Albania”, Turkish Airlines ka detyrimin për të nisur hetime dhe për të zbuluar se përse në Shqipëri nuk janë deklaruar se cilët janë pronarët përfitues. Kompania i ka vijuar fluturimet edhe pas pezullimit të aktivitetit të saj në QKB. Por sa janë gjasat që ajo të falimentojë?

Revista Bloomberg njoftoi një ditë më parë  se dy kompani shqiptare të fluturimeve ajrore ishin në prag të falimentimit. A është “Air Albania” njëra prej tyre?