Fshehu pasurinë, Ganaj kallëzon ish-deputetin socialist Harasani

490
Sigal

TIRANE – Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka paraqitur në Prokurori kallëzime penale ndaj 16 ish-zyrtarëve për veprën penale të akuzës së fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë. Sipas njoftimit të dhënë nga ILDKP, veç kallëzimit penal, ndaj 16 ish-zyrtarëve janë marrë edhe masa administrative.

Në mesin e zyrtarëve të akuzuar është edhe ish-deputeti socialist Andis Harasani. Gjithashtu mes personave të kallëzuar ndodhen edhe 7 ish-zyrtarë të tatimeve.

Më poshtë personat e kallëzuar penalisht nga ILDKP:

–     Luan Jonuzi, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës
–    Qamil Korça, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë
–    Afërdita Hysa, për funksionin Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë
–    Andis Harasani, për funksionin Deputet, Kuvendi i Shqipërisë
–    Ziso Lluci, për funksionin Kryetar, Komuna Finiq, Qarku Vlorë
–    Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier në D.P.Doganave, Dogana Sarandë
–    Meliha Kukaj, për funksionin Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë
–    Shpëtim Bajrami, për funksionin Inspektor në D.P.Tatimeve, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë
–    Roland Çelmeta, për funksionin Zv-Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit
–    Adem Halilaj, për funksionin Drejtor i BCU, Shtabi i Përgjithshëm, Ministria e Mbrojtjes
–    Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Dogana Korçë
–    Armand Tartari, për funksionin Drejtor i Planifikimit dhe Programimit, Ministria e Mbrojtjes
–    Arben Lekaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër
–    Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier
–    Vladimir Përdhiku, për funksionin Nënprefekt, Qarku Korçë
–    Tare Beqiri, për funksionin Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier

Të 16 ish-zyrtarët tashmë akuzohen për veprën penale të “Fshehjes apo deklaraimit të rremë të pasurisë”, ndëra materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme.