Kryeministri Rama për “The Guardian”: Po t’i pyesja njerëzit ç’ngjyrë i donin pallatet do më shanin “Fuck you”

468
Sigal

E përditshmja britanike “The
Guardian” i ka kushtuar një shkrim kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku vë
në pah anën e tij artistike. Por edhe kryeministri Rama nuk ka ngurruar të
përshkruaj në mënyrë joortodokse përvojën e tij të ndërthurjes së politikës me
artin.
Lidhur me ekspozitën
që kryeministri Rama ka hapur në galerinë Marian Goodman në Nju Jork, “The
Guradian” ka komentuar se asnjë kryetar qeverie në botë nuk ka arritur të hapë
një ekspozitë në këtë galeri prestigjioze. “The Guardian” thekson më tej se një
gjë të tillë nuk ka arritur ta bëj as ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, George W. Bush, i cili pas mandatit iu përkushtua pikturës.Kryeministri
Rama shpjegon për the “The Guardian” se duke lyer Tiranën me bojëra ndërsa
ishte kryebashkiaku i qytetit, njerëzit filluan të paguanin taksat sepse, sipas
tij, ata e kuptuan se me anë të ngjyrave qyteti ekzistonte.“Ngjyrat e ndërtesës
nuk ishin art për mua. Ishte një aksion politik, me ngjyra. Sepse nuk kishim
para për të ndërmarrë projekte të mëdha infrastrukturore. Njerëzit kishin
nevojë për gjithçka: ujë, rrugë, drita. Kur u bëra kryebashkiak i Tiranës,
kishte vetëm 78 drita që punon në rrugët e qytetit. Pra imagjinojeni pak t’u
shkoje njerëzve dhe t’i pyesje se çfarë ngjyre doni që t’i keni pallatet! Ata
do të thoshin: Fuck you! Do të ishte mënyra më elegante për të thënë që nuk je
i interesuar për këtë gjë”Por pati një efekt zinxhir që nuk e kisha imagjinuar.
Me t’u lyer ndërtesat me bojëra, njerëzit filluan t’i hiqnin gardhet nga
dyqanet e tyre. Në rrugët e lyera, mbledhja e taksave ishte 100%, ndërkohë që
mbledhja e taksave normalisht ishte 4%. Njerëzit pranuan të paguanin pjesën e
tyre për qytetin, sepse e kuptuan se nëpërmjet ngjyrave qyteti ekzistonte” ,
rrëfen kryeministri Rama.Kyeministri Rama i ka hapur zemrën “The Guardian” edhe
për zhgarravinat e tij, që nisën ndërsa ishte ministër i Kulturës dhe nuk
përqendrohej dot në mbledhje shtetërore.“Nuk dija si të gjeja një mënyrë për
t’u mbijetuar atyre mbledhjeve të gjata. Të vizatuarit më ndihmonte të dëgjoja.
Vetëm pas shumë kohësh lexova studime që tregonin se zhgarravitja përmirëson
përqendrimin dhe ul stresin. Është një proces që është bërë plotësisht pjesë e
imja. Dhe është shumë frytdhënëse. Kur jam në rrethana që nuk zhgarravis dot
ndihem nervoz; thjesht ndihem sikur nuk jam aty” , thekson kryeministri Rama.Këtë përgjigje të kryeministrit Rama, “The Guardian” e ka
komentuar se me kalimin e kohës vizatimet u përmirësuan nga zhgarravina të kota
në kompozime më gjithëpërfshirëse. “The Guardian” gjithashtu në shkrimin për
kreun e qeverisë shqiptare ka theksuar se Shqipëria vazhdon të jetë e varfër
dhe korrupsion në vend vazhdon të jetë si një sëmundje. /BW/