Shpërthim i fuqishëm i automjetit në qëndër të Fushë-Krujës

548
Sigal

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qendër të qytetit të
Fushë Krujës.

Lënda shpërthyese i është vendosur një automjeti të parkuar
përpara Shtëpisë së Oficerëve.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes raportojnë për një
shpërthim të fuqishëm.

Nga ngjarja nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa janë
dëmtuar edhe dy makina të tjera që ishin të parkuara pranë automjetit që i
ishte vendosur tritol.