Ky proçes ishte detyrim ligjor dhe human por jo fushatë elektorale. Qeveria Rama dështoi me vaksinimin.
Imuniteti i tufës që do të lejonte turizmin nuk do të arrihet brenda fundit të verës.

Propaganda e Rilindasve bie përballë faktit të hidhur të numrit minimal të rezervimeve në hotelet e gjithë zonave turistike.

Shqipëria duhet të ndjekë modelin e suksesshëm të vendeve që po e zbusin krizën e turistëve të huaj duke rritur turizmin e brendshëm. Një masë efektive është zgjatja e fundjavës pushim, nga e premtja mbasdite përfshi edhe të hënën.

Të ndalen bashkitë së kërkuari taksa lokale nga hotelet si në vitet e kulmit të turizmit.

Të ofrohen trajnime falas.

Të ristrukturohen duke zgjatur afatin e shlyerjen e kredive dhe detyrimeve fiskale.

Të subvencionohet një pjesë e pagës në turizëm.

Të hiqet që tani pagesa në rrugën e kombit.

Të eleminohen mospagesat nga buxheti për individët dhe kompanitë, ndihmat sociale dhe pagesat anti-covid që të qarkullojë më shpejtë dhe më lehtë paraja në ekonomi.

Por më e rëndësishme është krijimi i shpresës për të ardhmen.

PAA bën apel publik për një strategji konkrete, profesionale, transparente, realiste dhe jo elektorale për sezonin turistik 2021.