Agron Duka: Kryeministri me arrogancën e tij po e mbyll derën e BE

276
Sigal

Partia Agrare Ambientaliste reagon pas kërkesës së Komisionierit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, drejtuar mazhorancës për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese, para se të votojnë dekretin e Presidentit. PAA thekson se “Rama me arrogancën e tij po e mbyll sërish derën e hapur të BE-së”. Deklarata e PAA:  “Rama me arrogancën e tij po e mbyll sërish derën e hapur të BE-së. Kërkesa e Komisionierit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi drejtuar mazhorancës për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të votojnë dekretin e presidentit për ndryshimet kushtetuese, është një provë e qartë se BE e mirëpret Shqipërinë në BE. Qëndrimet e përhershme anti-europiane të Ramës janë një provë e gjatë dhe e qartë se për Ramën, pushteti absolut është qëllim në vetvete, duke penguar të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sovraniteti hipokrit i Ramës është një përpjekje e dështuar për të fshehur mentalitetin dhe qëndrimet e tij konstante anti-europiane. Vetëm liderët arrogantë dhe të prekur nga pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute, pengojnë vendet e tyre në prioritetet e tyre kombëtare. Më shumë se 90% e shqiptarëve dëshirojnë integrimin europian. PAA apelon se pritja e opinionit të Venecias, respektimi nga mazhoranca i kërkesës së komsionierit europian për zgjerimin dhe ҫdo përpjekje e përbashkët e të gjithë faktorëve politikë e socialë për të avancuar në proҫesin e integrimit europian, mund të ndihmojë Shqipërinë ti shpëtojë ngecies në varfërinë në rritje dhe të hedhë hapa konkretë shtet-formues dhe demokratizues.”