Adriatik Dosti: E mjera Jozefinë….

767
Sigal

Sinqerisht më ka ardhur keq kur ndonjë i persekutuar i vërtetë politik në Shkodër, apo edhe ndonjë Artist i mrekullueshëm shkodran, më kanë kundërshtuar kur në krye të herës unë publikisht kam shkruar disa herë hapur e me fakte e argumente llogjike se ç’përfaqësojnë e kujt i shërbejnë veprimet e qëndrimet e herë pas herëshme të ish- nënkryetares së PD-së dhe ish- Kryetares demokrate të Parlamentit shqiptar znj. Jozefina Topalli.

Nejse …punë e tyre…por tashmë dalja hapur e heqja e maskës prej vetë Jozefinës nuk lë kurrfarë shtegu të kundërt mendimi perveçse si Jozefina e si Majlinda Bregu e së fundi edhe aguridhja Rudina Hajdari janë produkti më i keq e më antidemokratik që PD ka prodhuar ndonjëherë në jetë-politikën e saj 30- vjeçare.

E mjera Jozi…!

Nuk ta ka fajin PD, e as Basha, që idhtari yt Berisha nuk la për së gjalli asnjë testament, porosi e amanet për të të zgjedhur ty si Kryetare të PD-së e jo Bashën,…ok…?

Nuk ta ka fajin as Basha e as PD, që ti ke kohë që vjell helm e vrer kundër tyre dhe për inat të sime vjehrre ke kohë që po fle me ”Mullixhiun”.

Nuk ta ka fajin askush o Jozi, që ti pranove dikur për pseudonim në  kohën e lugës së çorbës së prishur ”Dizenjatoren”…ndofta e shtyrë edhe nga fakti se pseudonimet e tjera si Piktori, Bojaxhiu, Peneli, Telajua, etj. etj. ishin zënë nga tjetërkush prej kohësh miq e shokë e mikesha të tutë e të sojit tënd sigurisht.

Nuk të tha as PD e as Berisha e Basha o Jozi,  të silleshe si Djall, me të persekutuarit politikë kur ti, dora vetë, duke qenë një nga tre krerët e lartë të shtetit shqiptar pak vite më pare, jo vetëm që s’denjove ti prisje asnjëherë në takim për hallet e problemet e tyre të shumta, por më keq e më poshtër akoma, dhe edhe urdhër që ti përzinin nga holli e koridori ku po prisnin me orë të tëra për të takuar ty, …bashkëvuajtësen e tyre e ”biografikeqen” e llojit të tyre …por më kot …

O zot, sa keq e sa shëmtuar tingëllon tashme ajo shprehja ”lapidar” e jotja në krye të Parlamentit moj Jozefinë …kur i urdhërove Rojet e Bodigardët rreth teje për ‘me e tërhjekë prej zhelesh’ dikënd që nuk para të pëlqente fort ty…ku -ku për mue thojn shkodranët e mirë e të mençur në kësi rastesh, o Jozi!

Nuk ta ka kush fajin o Jozi, që menjëherë pas zgjedhjes së Bashës si kryetar i PD-së, ti nuk le konferencë shtypi pa dale, herë në krah të Patozit e Bodes mercenar me pagesë, e herë në krah të Imamit të ‘97 e të Rrulit – skuth e uriahip .

Nuk ta ka fajin as PD e as Basha o Jozi,  pse ti me urdhër e porosi direkte të përça-sunduesit të kuq e shejtan-djallit Rama, ngrite celulën anti-demokratike në Shkodër, duke u maskuar pas biografisë, persekutimit e karierës tënde të lartë në krye të pushtetit të PD-së për vite me radhë…dhe duke e kthyer tashmë fatkeqësisht Shkodrën, Djepin e demokracisë e të shqiptarizmës, në një fole të fëlliqur të neo-komunizmit banal të këlyshit të kuq Rama.

Ndaj dhe Tom Doshët e kodoshët e kuq e mavi që zaptuan Shkodrën janë pjellë e jotja dhe e Ramës në qytetin historikisht antikomunist shqiptar dhe e askujt tjetër .

Edhe propozimi, propaganda e mbështetja që Shkodra të kishte në krye të saj një drogaxhi e një të dënuar nga drejtësia italiane si Valdrin Pjetri, që ishte gjithashtu një nga të preferuarit e Ramës e të bandës së tij të ‘Rilindjes’ e ka zanafillën pikërisht tek ty, e tek askush tjetër moj mjeranja Jozefinë….

Nuk ta ka fajin askush Jozefinë, pse ti preferove dhe ishe e ”nderuar” që tët bir ta rregulloje me një alamet goxha pune diku nëpër zgëqet e pusht-pushtetit të tij pikërisht dora vetë, Edi Rama.

 

Nuk ta ka fajin askush moj Jozefinë që vazhdimisht shumë e ”revoltuar dhe e pa kënaqur” s’lë vend pa vjellë helm e vrer kundër PD-së e Bashës dhe i del pothuajse hapur në krah e në mbështetje pothuajse për çdo gjë banditit Rama… e bandës së tij ”Rilindase”…

Shqiptarët nuk i kanë asnjë faj e asnjë borxh edhe asaj pjese të gjakut e rrethit tënd familjar të përfaqësuar nga Kolec Topalli që ju la pas si ”trashëgimi” letrare , historike e albanologjike një paçavure -vepër të tijën ku jo vetëm që ”vërteton e i bind shkencërisht” se gjuha shqipe asgjë nuk ka të vetën e origjinale … por është me bazë dhe prejardhje serbo-sllave…[???]….

Ndaj askush nuk besoj se është çuditur o Jozi, kur dëgjoj e mësoi lajmin e krijimit të një Partie të re politike ”të djathtë” me ty në krye.

…dhe a e di pse ?

Sepse ju, soji – lloji juaj bastard një e dy e këtë punë keni, e shihni që Dhelpra si kap dot rrushtë dhe ‚hopp‘ e menjëherë filloni e thoni….qënkan të pa bërë e s’janë për mua …

Sepse ju jeni soji i lindur tinzar bukshkalësh e mos mirënjohësish prandaj.

Ndaj Partia jote e re nuk krijohet pikërisht tani e për inat të Bashës jooo, por krejtësisht për hesap të Edi Ramës e në prag – zgjedhjet e Prillit të ardhshëm, ndaj shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të mos kuptojnë këtë lloj bythëlëpirje neveritëse e të pështirë tënden sikurse edhe këtë trashësi mendore e morale të pafytyrësisë tënde të kaherëshme .

Përpara teje të njejtën gjë bëri edhe Bamir Topi e pastaj pas tij radhazi të gjithë ju të tjerët që nga Patozi, Murrizi e së fundi edhe TI,  ani se përpara jush e pat provuar edhe Blushi, por që fatkeqësisht ‚Libra‘ e tij ju shndërrua në Fletore bakalli e në mënyrë fare qesharake po tenton ta provojë edhe Rudina e Fatmirës,  por e pengon gjuha shqipe të shkretën, ndaj është zotuar se pas takimeve të shumta me qytetarë e shtetas shqiptarë, ka vendosur më parë të japë provimin e gjuhës shqipe, e më pas edhe të krijoi partinë e saj të re…”të djathtë” sigurisht.

Dhe tek rri e mendoj gjithë ç‘i ke marrë e ç‘i ke bërë asaj PD e asaj Shqipërie, TI e para moj mjeranja Jozefinë, nuk e di pse më kujtohen qartësisht fare disa vargje brilante të Korifeut e Viganit të Kombit tim At Gjergj Fishtës se pa vdekshëm dedikuar pikërisht soji-llojit tuaj pervers …

Rriqna t’ndyt mikrobe t’kqi

…që të mjerës moj Shqipni

Kthellte hi i keni n’mushkni

…pa dhimb gjakun tu ja pi

Por der kur bre Batakçi ?

Nuk ta ka fajin askush moj Jozefinë, që vazhdimisht shumë e ”revoltuar dhe e pa kënaqur” s’lë vend pa vjellë helm e vrer kundër PD-së e Bashës dhe i del pothuajse hapur në krah e në mbështetje, pothuajse për çdo gjë banditit Rama… e bandës së tij ”Rilindase”…Ndaj Partia jote e re nuk krijohet pikërisht tani e për inat të Bashës jooo, por krejtësisht për hesap të Edi Ramës e në prag – zgjedhjet e Prillit të ardhshëm, ndaj shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të mos kuptojnë këtë lloj bythëlëpirje neveritëse