Agim Nesho: Vizita e Ergodanit shqetësuese, Rama po krijohen marrëdhënie vasaliteti ndaj një personi me ambicje për Ballkanin

307
Sigal

Vizita e Erdoganit shqetësuese! Po krijohen marrëdhënie vasaliteti

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe SHBA, Agim Nesho, analizoi vizitën e presidentit turk sot në Shqipëri.Nesho deklaroi se Rama i dha lavdinë Erdoganit që të çelë ai sesionin e ri parlamentar. I ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, Nesho tha se Erdogan që në nisje të vizitës së tij e la të priste qëllimisht Ramën, ndërsa shtoi se ai anashkaloi edhe presidentin Meta, duke mos kryer një takim me të.

Sipas Neshos, Erdogan madje është përdorur dhe për qëllime elektorale, pasi është shprehur kundër opozitës dhe pro Ramës.

“Kryeministri mbajti një fjalë që donte të ishte sa më i dashur me liderin e madh. Ai e nënvizoi me faktin se ai ka takuar shumë lidera. Fjalimi ishte një furçë e madhe. Ajo që më shqetëson më tepër është marrëdhëniet që janë krijuar të një vasalitetit për arsye elektorale, që Shqipëria tregon ndaj një personi të fuqishëm, por që ka ambicie dhe vizionin e tij për Ballkanin. Nuk kishte asnjë vlerë retorika e Ramës. E kemi parë në Amerikë që iu fliste çifutëve, përdor shprehjet e tij për të qenë i pranueshëm nga presidenti.

Ajo që më shqetëson është se shikojmë një kryeministër që s’ka falënderuar kaq hapur, edhe presidenten e BE që ka dhënë mbi 100 mln euro, që t’i tregoj kaq varësi publike ndaj një personi. E la të priste, dhe kjo është pjesa e skenarit për t’i dhënë lavdinë (Erdogani). Rama i dha lavdinë për të hapur seancën e parë të një sesioni parlamentar, jo nga zotit Meta, por të hapet nga presidenti turk.

Anashkalohet takimi me presidentin Meta, që është një institucion. Ky është turp për Turqinë. Edhe rolin e fuqishëm që ka zoti Erdogan, do e thjeshtoja.

Ai ka qenë kundër opozitës. Ka dhënë mesazh të hapur që të votoni pro Ramës. Në të dytën e priti në mënyrë madhështore Ramën në Turqi, dhe ndërtoi spitalin.

Presidenti Erdogan është para një situatë parazgjedhore. Është një situatë ku populli turk është më i emancipuar. Përkatësisht kryebashkiaku i Stambollit dhe Ankarasë në exit-pollet janë më lartë se Erdogan. Vetë presidenti Erdogan kritikoi ashpër një opozitë destruktive. Ne shohim një njeri që nuk është i baraslarguar”, tha Nesho.