Agim Nesho: Akuza e Prokurorit të Hagës kompromenton të ardhmen e Republikës së Kosovës

430
Sigal

Liderët  Rama dhe Thaçi  ranë në kurthin e një projekti që do të rikthente dominimin serb në Ballkanin Perëndimor. Mosvajtja në Washington e kryeministrit Hoti është logjike, sepse nuk di se çfarë të negociojë si dhe sa e kompromentojnë lëshimet ndaj Serbisë të ardhmen e Republikës së Kosovës

Agim Nesho, ish ambasador i Shqipërisë në OKB 

Jakup B. GJOÇA

Agim Nesho, ish ambasador i Shqipërisë në OKB në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se akuza e Prokurorit të Gjykatës së Hagës komprometon të ardhmen e Republikës të Kosovës. Diplomati Nesho, shprehet se liderët shqiptarë ranë në kurthin e projektit serb për dominimin e tyre në Ballkanin Perëndimor. Diplomati Nesho analizon se takimi i Ëashingtonit realizohej mbi një platformë të paqartë, jashtë transparencës dhe ka shmangur edhe rolin e Bashkimit Europian,  dhe një zgjidhje pa BE-në,  mund të sjellë rritjen e tensioneve etnike dhe destabilitetin në Ballkan. Me përvojën e madhe në fushën diplomatike, ish ambasadori Nesho thekson se Presidenti Vuçiç, me heqjen e njëanshme të taksës së dyfishtë nga qeveria e Hotit, imponoi një lojë të rrezikshme, pasojat e së cilës janë tek “ftesa” e Gjykatës së Hagës, ndaj Thaçit e Veselit.

-Zoti Nesho, a është rastësi që “ftesa” për në Hagë ndaj Presidentit të Kosovës të bëhet vetëm pak ditë nga bisedimet në Washington midis Kosovës dhe Serbisë?

– Sigurisht që nuk është rastësi. Momenti që zgjodhi Prokurori Special ishte motivuar nga mundësia që liderët e Kosovës kishin filluar një veprimtari për të penguar funksionimin e Gjykatës Speciale, si në rishikimin apo shfuqizimin e ligjit nga Parlamenti për krijimin e këtyre organeve të sipërcituara, si dhe mundësinë e fitimit të një ‘imuniteti’ nga pjesëmarrja në një marrëveshje të një rëndësie të veçantë në Shtëpinë e Bardhë. Ideja se ky mund të ishte një konspiracion politik kundër Administratës Trump, apo që veprimi u krye vetëm dy ditë përpara takimit të Washington-it, ku Europa ishte kritike dhe nuk u ftua, është më shumë një ide konspirative, se sa një realitet. Në Perëndim pushteti gjyqësor është i pavarur dhe nuk luan për interesat e politikës, ose nga urdhërat e saj. Në ngritjen e kësaj akuze  nga Haga, qëndron regjimi serb, që kërkon të përfitojë nga marrëveshja me Kosovën, duke ngritur pretendimin se minoriteti serb është i pasigurtë dhe bashkëjeton me një regjim ku krerët e saj janë vrasës, torturues dhe kriminelë

– A ka ngjashmëri me “ftesën” që iu bë edhe kryeministrit Haradinaj, në momentin që Kosovës i kërkohej të hiqte taksën e dyfishtë ndaj Serbisë?

– Ka një rastësi në kohën e thirrjes së dy udhëheqësve të Kosovës, në momentet kur Kosova kishte marrë një vendim politik si rasti i Kryeministrit Haradinaj, ashtu edhe akuzën  ndaj Presidentit Thaçi para takimit në Washington. Ajo që i dallon këto dy ngjarje,  është reagimi i Kosovës zyrtare. Në rastin e zotit Haradinaj, nuk ngriti njeri zë që qëndrimet e gjykatave ishin politike, ndërsa për rastin e dytë, reagimi ishte i fortë dhe gjykata e Hagës, u akuzua si një instrument politik. Rasti i akuzës së Prokurorit Special është një rast që kompromenton të ardhmen e Republikës së Kosovës, duke barazuar viktimën me vrasësit. Në ngritjen e kësaj akuze qëndron regjimi serb, që kërkon të përfitojë nga marrëveshja me Kosovën, duke ngritur pretendimin, se minoriteti serb është i pasigurtë dhe bashkëjeton me një regjim, ku krerët e saj janë vrasës, torturues dhe kriminelë, ku liderët shqiptarë Thaçi dhe Rama, në mënyrë naive, ose nën presion, kanë pranuar të jenë pjesë e një projekti, ku zgjidhja e çështjes shqiptare mund të vijë me konsensusin e një fuqie nacionaliste si Serbia. Ata kanë humbur ‘bastin’ politik dhe tani del si imperativë që figura të tjera të dalin në skenën politike të Kosovës dhe Shqipërisë. Liderët shqiptarë Thaçi dhe Rama në mënyrë naive, ose nën presion kanë pranuar të jenë pjesë e një projekti, ku zgjidhja e çështjes shqiptare mund të vijë me konsensusin e një fuqie nacionaliste si Serbia

– A ka vlerë takimi në Washington, Kosovë-Serbi?

– Takimi në Washington do të ishte i rëndësishëm në qoftë se procesi i realizimit të marrëveshjes  do të kishte dhe rezultate pozitive e përfituese për të dy palët.

Së pari, takimi i Washingtonit realizohej mbi një platformë të paqartë për opinionin publik dhe jashtë transparencës së nevojshme.

Së dyti, ka shmangur rolin e domosdoshëm të Bashkimit Europian, duke sjellë shqetësim nga ky i fundit për  zgjidhje që mund të sjellin si rezultat rritjen e tensioneve etnike dhe destabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Së treti, takimi në Washington ishte përgatitur më shumë si një takim elektoral, se sa si një zgjidhje politike për problemin e njohjes reciproke të të dy vendeve. Deklarata e Përfaqësuesit Special të Presidentit, z. Grenell që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të merren me anën ekonomike dhe eksperiencat e zonave të lira ekonomike, tregonin që Washingtoni nuk po merrej me esencën e problemit dhe po punon për një zgjidhje të gjatë kompromisi ku edhe shumë fuqi të tjera botërore, do të jenë prezente. Në rastin e  thirrjes të kryeministrit Haradinaj, nuk ngriti njeri zë (Nga Kosova dhe Shqipëria), që qëndrimet e gjykatave ishin politike, ndërsa për rastin e dytë reagimi ishte i fortë dhe Gjykata e Hagës u akuzua si një instrument politik

Liderët shqiptarë ranë në kurthin e një projekti që do të rikthente dominimin serb në Ballkanin Perëndimor. Mosvajtja në Washington e kryeministrit Hoti është logjike, sepse nuk di se çfarë të negociojë, si dhe sa e kompromentojnë lëshimet ndaj Serbisë të ardhmen e Republikës së Kosovës. Votëbesimi në parlament i qeverisë Hoti, vetëm më 61 vota, e kufizon atë të bëjë një vrasje politike të mundshme që mund të vijë nga ideja e kompromisit. Takimi i Washingtonit realizohej mbi një platformë të paqartë për opinionin publik dhe jashtë transparencës së nevojshme dhe ka shmangur rolin e domosdoshëm të Bashkimit Europian, duke sjellë shqetësim nga ky i fundit për  zgjidhje që mund të sjellin si rezultat rritjen e tensioneve etnike dhe destabilitetin në rajonin e Ballkanit

THE HAGUE, NETHERLANDS – JULY 23: View of the International Criminal Court as Dutch prosecuters consider a war crimes investigation of the Malaysia Airlines crash July 23, 2014 in The Hague, The Netherlands. Malaysia Airlines flight MH17 was travelling from Amsterdam to Kuala Lumpur when it crashed killing all 298 on board including 80 children. The aircraft was allegedly shot down by a missile and investigations continue over the perpetrators of the attack.

-Presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do ta ndërpresë aspak fushatën e saj diplomatike kundër njohjes së Kosovës, pavarësisht se Kosova hoqi taksën e dyfishtë. A është tërheqje e Kosovës dhe një fitore e Vuçiç heqja e taksës?

– Vënia e taksës nga Haradinaj ishte një veprim i matur për të balancuar politikën agresive serbe ndaj Kosovës. Reciprociteti i propozuar nga Kryeministri Kurti rriste dinjitetin  e Kosovës dhe zbatonte parimin e sovranitetit të barabartë midis kombeve, duke e trajtuar Serbinë dhe Kosovën si dy palë të barabarta. Presidenti Vuçiç nuk fitoi vetëm nga taksa, se taksa vihet prapë, por imponoi një lojë të rrezikshme, pasojat e të cilës po i shohim sot konkretisht me akuzën ndaj udhëheqjes së luftës çlirimtare.  Presidenti Vuçiç nuk fitoi vetëm nga taksa, se taksa vihet prapë, por imponoi një lojë të rrezikshme, pasojat e të cilës po i shohim sot konkretisht me akuzën ndaj udhëheqjes së luftës çlirimtare

– Faleminderit!