Agim Nesho: Afera Rama-McGoniga dhe ndërkombëtarët

159
Sigal

Nënkryetari i PL-së Agim Nesho ka vlerësuar protestën, ku sipas tij revolucioni ka filluar dhe ka filluar në mënyrë shumë të suksesshme. Nesho theksoi se ishte një fitore shumë e madhe e popullit dhe se dy liderat e opozitës ishin shumë të qartë, jo për të marrë pushtetin, por ishin shumë të qartë në mesazhet, që dhanë për ndërkombëtarët dhe për forcat politike të vendit.

Sipas Neshos, pas skandalit të fundit kryeministrit shqiptar me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, në Uashington qendrat europiane ndërkombëtare kanë filluar menaxhimin e krizës dhe ata po shohin se si duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë pasi Rama është një kal i ngordhur dhe po e çon Shqipërinë gjithmonë e më larg nga rruga perëndimore. Dy liderat e opozitës ishin shumë të qartë, jo për të marrë pushtetin, por ishin shumë të qartë në mesazhet që dhanë për ndërkombëtarët dhe për forcat politike të vendit. Sot ishte një fitore shumë e madhe e popullit dhe opozitës.

Së dyti, mesazhi që iu dha ndërkombëtarëve ishte shumë e rëndësisshme. I gjithë shtypi botëror tregoi se ka një sy në zhvillimet politike në Shqipëri dhe opozita është e aftë të nxjerrë një masë të madhe të popullit në shesh. Koha ka ardhur, pasi Rama i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe, por nëse opozita do të reagonte nëpërmjet forcës, ne do ta kishim Ramën prezent për një kohë të gjatë, sepse ne e kemi të qartë se kjo qeveri e korruptuar këtij populli, në komunitetin ndërkombëtar ka akoma dyshime dhe ka njerëz që para 2 muajsh mendonin se Rama ishte agjenti i ndryshimit në Ballkan. Ka nga ata që besonin se Rama dhe Vuçiç do të stabilizonin Ballkanin. Ngjarjet e fundit e kanë ndryshuar këtë gjë. Sipas informacioneve të mia, në Uashington qendrat europiane ndërkombëtare kanë filluar menaxhimin e krizës dhe ata po shohin se si duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, pasi Rama është një kal i ngordhur dhe po e çon Shqipërinë gjithmonë e më larg nga rruga perëndimore.