Agim Jazaj: Përse do të protestojnë shqiptarët?

783
Sigal

Nga Agim Jazaj

Ilir Meta, njeriu mes njerëzve, qytetari mes qytetarëve…

President i Republikës z. Ilir Meta, ka thirrur e bindur shqiptarët e orientuar dhe të arsyetuar për bashkim, në protestën mbarëshqiptare, më 2 mars, duke u prezantuar e vepruar së pari si: Njeriu, me statusin e përjetshëm…

Thirrja e tij ka mbledhur e bindur të haberosurit edhe nga “stalla” e ndotur e PS, pjesa elitare, kapacitete, madje ndër themeltarët, në ish majë piramidën e saj. Ka zemëruar, inatosur e xhindosur; skarcitetet, të verbërit nga trutë dhe qorrat nga sytë, në përbërjen, deri në majë piramidën e saj, të cilët mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë, por edhe të fëmijëve të tyre!

  1. Ilir Meta me aksionin dhe aksiomën e tij dhe jo vetëm të tijën: “Në Mbrojtje të Kushtetutës”, po shpaloset edhe me statusin më të lartë të Qytetarit, po sillet dhe ndjen dhimbjet e plagëve të hapura sot dhe po apelon e vepron për hatanë e nesërme, në trupin e shqiptarëve! Ai duket se ndjen dhimbjet e tyre si në trupin e tij, si njeri dhe si qytetar i thjeshtë, i barabartë mes gjithë qytetarëve dhe si gjithë qytetarët!…

Të ndjesh dhimbjet e tua do të thotë: “Ke ndjeshmëri, Të ndjesh dhimbjet e tjetrit do të thot; Të jesh Njeri”!

  1. Meta duket se nuk e llogarit veten – vetëm me spaletat e zyrtarit më të lartë, njeshit të vendit, por e quan e sheh e vendos veten sot, nesër e deri në fund të këtij harku e përtejë këtij harku si: Njeriu mes njerëzve, Qytetari mes qytetarëve…

Në pamjen e thjeshtë për gjithësecilin edhe me haberin minimal: Ilir Meta; po sillet edhe me statusin e përkohshëm të Presidentit, garant i mbrojtjes së Kushtetuës dhe me statusin e përjetshëm të njeriut, gjithashtu dhe me statusin e qytetarit!

Në librin e dorëheqjeve, shumë të rralla të Shqipërisë; shënohet edhe akti i dorëheqjes nga ish kryeministri; Ilir Meta, një ndër themeluesit dhe kontribuesit e PS, të së majtës shqiptare, udhëheqës, bashkëpunues e mirëkuptues me të djathën shqiptare, për të mirën dhe përspektivën e shqiptarëve!…

Një “mal me akuza” e përgojime ka edhe për presidentin, por pa u provuar dhe të rrëzuara deri më tani nga drejtësia. Në thelb, edhe vet ai kërkon të ngrihet sheti i vdekur, “shteti i zaptuar nga mafia, shteti me instutucionet, kushtetuese të funksionojë edhe për Ilirin edhe për qafirin! Po kush nuk e dallon shtetin e rrumpallës, shtetin e rrokullimës për kaq vite, që nuk funksionon, shtetin me institucionet e shthurura, shtetin në barrelë?! Kush nuk e sheh dhe nuk e dallon: Qëllimin e zaptimit të shtetit, pushtimin e institucioneve nga bandat e politikës, për të bërë shtetin e banadave dhe jo shtetin e shqiptarëve?! Kush nuk e ndjen krizën ekonomike në thellim, kush nuk ndihet i vetmuar nga braktisja, zbrazja e vendit nga brezat, shpopullimi i vendit dhe zbarkimin e mbushja e vendit nga muhaxhidinët?!

Dhe për këtë Hata, Krim duhet të protestojnë gjithë shqiptarët e mbarë shqiptarët më 2 mars, deri në 2 dhjetor… për shporrjen e pushtuesve dhe zaptuesve të pushtetit nga vota e shpirti i vjedhur!

Nuk janë mëkatar vetëm ata që drejtojnë dhe abuzojnë me pushtetin e krimt të vjedhur, por më mëkatar e shkuar mëkatarëve dhe tradhëtarëve të kombit, janë edhe të verbërit, tufa me militant, të verbër që veprojnë me instikt, sepse ju mungon arsyeja, nuk kanë sy të shikojnë, nuk kanë vesh të dëgjojnë, nuk kanë mend të gjykojnë! Janë besnik të “idealeve” edhe për abuzuesit, pa ideale, besnik edhe me të pa besët?!

Përse duhet të protestojmë të gjithë ne shqiptarët, si i thonë llafit të moçëm, me kuç e me maç, kur duket sheshit shthurja e shtetit, degradimi, degjenerimi dhe shkatërrimi i tri kolonave: “Rendi, Arsimi, Shëndetësia”. Kush nuk i vuan këto plagë të shkaktuara dhe të thelluara nga Rilindistët, le të shullehen në diell, të votojnë mëkatarët, zullumqarët, hileqarët, haleqarët! Plagët nuk mbyllen nga plagëhapësit!

Gjithë shqiptarët që ju dhimbset Atdheu duhet të protestojnë për mbrojtjen e Kushetutës, e kthyer në fletë bakalli. Qeverisja, Lideri ka misionin dhe vizionin: “Të shikojnë edhe pas malit, të dallojnë dhe të parandalojnë rreshjet e shiut dhe të paralajmërojë qytetarët të marin çadrat”!.

Por, këtë vizion, ndjeshmëri e dhëmbsuri e ka udhëheqsi, me dhëmsuri e ndjeshmëri njerëzore e jo shpirt katilët dhe xhahilët, që lumturohen duke mjeruar e dhunuar të tjerët, njërëzit e gjakut, të rasatit të tyre.

Rilindja, Lideri  përgjatë qeverisjes, ka shkatërruar me themel e çati Institucionet Kushtetuese: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë qëllimisht nga qëllimkeqët! Edhe një qytetar i radhës arsyeton: “Vettingu për gjithë gjyqsorin do të funksiononte, duke ruajtur numrin funksional të gjykatave. Largimi i gjyqtarëve që nuk kapërcenin Vettingun, do të shoqërohej me zgjedhjen e gjyqtarëve që do të fitonin Vettingun. Nëse do të largoheshin 3 gjyqtar të korruptuar, procesi do të vijonte me zgjedhjen e tre gjyqtarëve të “virgjëruar” për të plotësuar numrin! Për rrjedhojë numri i gjyqtarëve do të ruhej dhe instituconet më të larta Kushtetuese do të ishin funksionale.

Uzurpatori i pushtetit nuk e ka realizuar këtë skemë sa të thjeshtë, por ka shkatërruar, abuzuar e poshtëruese qëllimisht gjykata duke i rrafshuar ato..

Dhe nëse nuk e ka bërë me qëllim, ka shkatuar krim që kërkon ndëshkim!

“Rilindja” e ka kthyer edhe komisionin Vencian si pazarin e Roskovecit! Ky është shtet karagjoz- shprehen mendje ndriturit!…

Duhet të ngrihen të gjithë shqiptarët në 2 Mars: Për kriminalizimin e Politikës, duke futur në Tempull- Kriminel me rekorde kriminale nga Stalla e “Rilindjes”, deputet në legjistlaturën e parë dhe kryebashkiak në legjistlaturën e parë e të dytë pa fund…

Faj ka vërtetë ai që nuk deklaron, po ai që i përzgjedh me Lupë nuk ka fajë?! Ku i vete syri/ E çfarë i kap dora?/ Nga rasat qafiri/ Kriminel dhe horra!- këndonin këto ditë një grup socialist të thekur te Sheshi i “Flamurit”- në Vlorë:.

Një filozofi e lashtë shqiptare thot: “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”! Tufa e Rilindjes rezulton: E mbushur me Krim, Hajdutri e Hajni! A nuk duhet ngrihen edhe ajo pjesë Socialiste për të mbrojtur Shqipërinë,  në Solidaritet me faqendriturin: Limoz Dizdari, Prof. Elmaz Sherifi, Maqo Lakrori, Irena Beqiraj, Arta Dade, Luan Zhegu, Kim Mehmeti, Agim Nesho,  Prof. Artan Fuga, Prof. Aurel Plasari, Prof. Arben Malaj….

A nuk duhet dëgjuar e vlerësuar këtë zëra me klithma dite nga qeveria e Tepsisë- Shurdhmemece, nga kryeministri, nga shoqëria Shqiptare?!

Sot është vonë, nesër do të jet shumë vonë dhe pa asnjë efekt…

Në një studio televizive aktori i njohur, i guximit dhe i udhërrëfimit, këto ditë; Neritan Liçaj tha: “Unë do jem në protestë për fëmijët e mi, të mos më akuzojnë nesër se çfarë ke berë ti baba për ne”.

Dhe…Notën dhe votën plebishitare e dha salla, me duartrokitjet, në përkrahje të setencës së aktorit Liçaj.

Të gjithë do te jen në protestën qytetare të shqiptarëve më 2 Mars 2020.

Përse duhet të solidarizohemi me thirrjen e presidentit? Për të mbrojtur Kushtetutën! “Për pushtetin e tiranit nga marrëzia e “sovaranit”?-titullonte një analist shtypi këto ditë

Gjithë shqiptarët e ndjeshëm dhe të ndershëm solidarizohen me punonjësit e uzinës së rafinerisë së Naftës, në Ballsh. Do protestojnë më 2 mars për mos pagesat e muajve të këtyre njerëzëve. Do  protestojmë për këtë pasuri kombëtare, e rrallë në botë dhe e dyta në Europe, e cila grabitet nga falangat e Rilindjes, kusarët dhe barbarët.

Të protestojmë gjithë shqiptarët, sepse “Shteti” i “Rilindjes” lidh kontarata me hajdut-kriminelët! Hesht e bashkëpunion më hajdutrinë. Përse zgjidhet shteti nga zgjedhësit?!  Për të qënë gardian, garanti i të drejave të shtetasve?! Shteti rezulton nga shtetasit si: “Dhunuesi dhe përdhunuesi i të drejtave të shtetasve”!

A nuk duhet të ndjejmë dhimbjen dhe të ngushëllojmë për vdekjen e naftëtarit: Artan Voshtina që la jetën e tij në grevën e Urisë dhe të protestojmë të gjithë bashkë edhe për vdekjen e tij padrejtësishtë?

Dhe shteti fërkon duart! A nuk duhet protestuar për këto padrejtësi dhe humbje të jetëve njerzore?

Të gjithë do të jemi solidar, të protestojmë edhe për protestën e minatorve të Bulqizës, për pensionet qesharakë të shqiptarëve, për të mbrojtur votën e shënjtë, për thellimin e varfërisë,  për rritjen e krimit dhe të pasigurisë, për të realizuar zgjedhje të parakohëshme si në gjithë vendet më të zhvilluara të Europës dhe të botës me: Qeveri Teknike, sipas shëmbullit më të përparuar, që e kemi te pragu i derës, për tu dëgjuar qytetarët për çdo vendimarje, për të larguar të keqen dhe jo të largohemi nga e keqja!…