“Jo vetëm për 8 Mars”–Zëvendëskryeministrja Mesi zhvillon aktivitet me gra të administratës publike

477
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, falë iniciativës së Zëvendëskryeministres së Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi, është organizuar sot pranë Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri një bashkëbisedim i hapur me temë“Jo vetëm për 8 Mars” ku kanë qenë të ftuara gra dhe vajza punonjëse tëadministratës publike.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Zëvendëskryeministrja Mesi duke nënvizuar faktin se mbi 50% e administratës publike përbëhet nga punonjëse femra, shtoi se prezenca e tyre në institucione të ndryshme i jep vlerë dhe forcon mbarëvajtjen e punëve jo vetëm në shërbimin publik, por edhe në familje dhe në çdo hallkë të shoqërisë.
8 Marsi, për Zëvendëskryeministren Mesi është një ditë që duhet të shohim çfarë kemi bërëdhe çfarë duhet të bëjmë në lidhje me fuqizimin dhe emancipimin e gruas, sidomos për ato që jetojnë në zonat rurale dhe që e kanë më të vështirë se pjesa tjetër. Në këtë kuadër, ajo ftoi çdo grua për t’u bërë bashkë me njëra me tjetrën me qëllim qe t’u jepet një shans dhe mbështetje atyre që më të vërtetë kanë më tepër nevojë. 
Znj. Mesi duke theksuar se barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas ngelet në vëmendjen dhe fokusin e veçantë të strategjive e politikave të qeverisë shqiptare, ndër të tjera shtoi: “Duke fuqizuar gruan, ne u krijojmë gjithashtu mundësi fëmijëve të tyre të edukohen dhe në këtë formë të krijojmë familje më të shëndosha. Sa më e shëndoshë të jetë familja, aq më e shëndoshë do të jetë edhe shoqëria në të cilën jetojmë”.
Objektivi kryesor i këtij takimi ishte të kujtohej 8 Marsi si Dita Ndërkombëtare e Gruas, nxjerrja në pah e përmirësimit të shërbimit publik përmes dëshmive personale e rrugëtimit profesional të grave pjesëmarrëse, si dhe nxitja e promovimi i bashkëpunimit mes grave me qëllim krijimin e hallkave të shëndetshme në shoqëri. 
Sigal