Agaçi  heq konkurset e punësimit,  shpërfill kriterin e BE për meritokracinë

116
Sigal

Departamenti i Administratës Publike me 88 punonjës e 2.4 miliardë lekë fonde vjetore krijon terren të lirë për punësuar analfabetë, pagues ryshfetesh, familjarë e militantë partiakë. Ja Ministrat, drejtorët, kryeinspektorët, kryebashkiakët, prefektët e drejtuesit e kompanive shtetërore, që emërojnë nëpunës në administratat e tyre pa bërë fare konkurse

Nëpërmjet sekretarit Engjëll Agaçi, duke shpërfillur kriterin e vendosur dhe financuar nga BE: meritokracinë në administratën publike, që është parashikuar në platformën e negociatave të integrimit

 Megjithëse ka ligj e rekomandim të BE, për kriteret e rekrutimeve në administratën publike, prej 6 muajsh po zbatohet një urdhër verbal i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, që konkurrimi të bëhet vetëm mbi bazë diplome, pa 7 kriteret e tjera.

Këtë urdhër po e zbaton Departamenti i Administratës Publike, por dhe ministrat, drejtorët, krye inspektorët,  krye bashkiakët, prefektët e drejtuesit e kompanive shtetërore, të cilëve u është dhënë e drejta të emërojnë nëpunës në administratat e tyre pa bërë fare konkurse.

Konkurrimi për të siguruar një vend pune në shtet me apo pa Status të Nëpunësit Civil, është i detyruar nga Ligji nr. 152/2013 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015, me objekt pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në administratë e shërbime publike ekzekutive.

Ky detyrim ligjor nuk zbatohet siç përcaktohet, por duke bërë gjoja konkurse, me vlerësime vetëm nga CV-të dhe tekstet e motivimit që paraqesin aplikuesit, duke krijuar terren të lirë për të punësuar edhe analfabetë, pagues ryshfetesh, familjarë e militantë partiakë.

Mirëpo konkurrimi nuk duhet bërë mbi bazën e motivimit (dëshirës e synimit) dhe notës mesatare, por mbi bazën e ideve, projekteve, aftësive profesionale, kualifikimeve, përvojës së punës dhe vlerësimeve të mëparshme.

Departamenti i Administratës Publike me 88 punonjës e 2.4 miliardë lekë fonde vjetore, nuk e zbaton këtë detyrim ligjor, duke u dhënë edhe status të nëpunësit civil e kategori drejtuesi të nivelit të ulët, të mesëm të lartë, personave që sapo diplomohen apo me 3 muaj deri 1 vit punë, kur përvoja minimale është 5 vite.

Nga Departamenti i Administratës, rekrutim si nëpunës me status “Nëpunës civil” pa konkurrim, po bëhen për zyrtarë e drejtues sektorësh në dogana e tatime, të cilët paraqesin vetëm diploma, kartonë master e CV, ndërsa komisioni me 11 anëtarë bënë sikur u vlerëson aftësitë e kriteret.

P.sh., Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, në emër të meritokracisë, publikojnë lista me infermierë dhe mësues të rinj që duhet t’i nënshtrohen konkurseve të pranimit në punë.

Por nëpunësit, edhe në ministritë e tjera si Energjia, Financat, Bujqësia, Kultura e Turizmi, ministria e Jashtme, ministria e Drejtësisë etj. i emërojnë vetë pa konkurse, ndërsa konkurset i bëjnë vetëm për ata që nuk duan t’i punësojnë.

Sepse mbasi konkurset janë hequr me urdhër të Edi Ramës, nëpërmjet sekretarit Engjëll Agaçi, duke shpërfillur kriterin e vendosur dhe financuar nga BE: meritokracinë në administratën publike, që është parashikuar në platformën e negociatave të integrimit.

Këtë urdhër të lëshuar nga “Zeusi”, që në Shqipëri është më i fortë se ligji, po e zbatojnë me detyrim e në heshtje Drejtoria e Procedurave të Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Drejtoria e Programeve të Reformës në Administratën Publike./Pamfleti