Afrim Krasniqi: Shqipëria ka nevojë për opozitë

453
Sigal

Analisti Afrim Krasniqi është shprehur në rrjetin e tij social Facebook, se Shqipëria ka ende shumë punë dhe nevojë për mekanizma kontrolli demokratik.  Ai ka shkruar se: “Shqipëria ka nevojë për opozitë, ka nevojë për institucione, ka nevojë për mekanizma kontrolli demokratik, ka nevojë për alternativa zhvillimi, ka nevojë për një kulturë të re politike dhe sjellje institucionale, ka nevojë të ndahet nga praktikat e tranzicionit dhe të sillet si një shtet serioz. Natyrisht që, shumicën e këtyre nevojave nuk i përmbush asnjëra palë, por formalisht mund të ketë zgjidhje për ndonjë prej tyre dhe prania pa kusht e opozitës në Parlament, prezantimi i saj sa më cilësor dhe konstruktiv në alternativa zgjidhjeje, – është normë demokracie, standard, detyrim dhe përgjegjësi”.