Afera e inceneratorëve/ Opozita zbardh dokumenta që thellojnë skandalin. Meta: Kryeministri, arkitekt i skemave të zhvatjes me tre inceneratorët

53

Rama është arkitekti kryesor i zhvatjes me tre inceneratorë. Inceneratori i madh i provës për drejtësinë dhe arsyeja pse Shqipëria thellohet në gropën e zezë të korrupsionit. Shqipëria për fat të keq, vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt kapjes së Shtetit.

Sigal

Të martën në një konferencë për mediat nga selia e parties, që ai drejton Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se parlamenti është kthyer si një zyrë e Qeverisë. “Parlamenti është kapur për fyti nga parlamenti dhe është kthyer në një zyrë të qeverisë. Bllokimi i të gjitha komisioneve hetimore është dëshmi e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Kuvend. Përjashtimi i deputetëve, është një mjet agresioni në mënyrë që të asgjësohet në funksionin e saj thelbësor dhe të vërtetat e mëdha të korrupsionit të qeverisë të mos zbulohen.” – tha mes të tjerash Meta. Sipas tij, edhe projektligji për prefektin është shembull i kapjes së shtetit. “Një shembull i kapjes monstruoze të shtetit është projektligji për prefektin. Është super centralizim i pushtetit në duart e kryeministrit, që nuk e lë të ecë Shqipërinë përpara. Ndaj ne e kundërshtojmë fuqimisht”, tha ish-presidenti, i cili hodhi akuza për kryeministrin duke e konsideruar arkittektin e skemave zhvatëse së inceneratorëve. “Rama është arkitekti kryesor i zhvatjes me tre inceneratorë. Inceneratori i madh i provës për drejtësinë dhe arsyeja pse Shqipëria thellohet në gropën e zezë të korrupsionit. Shqipëria për fat të keq, vazhdon rrëshqitjen e rrezikshme drejt kapjes së Shtetit” – tha Meta. Lidhur me hetimet e SPAK Meta tha se është i hapur ndaj çdo hetimi por ai nuk la pa prekur edhe ato që ai i konsideroi gjatë fjalës së tij si “biznese të sponsorizuara nga qeveria”, referuar këtu kallëzuesve të rremë. “Ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë në respektim të kushtetutës dhe ligjit. Ne habitemi, siç habiteni dhe ju po të vini në balancë se si shumë çështje, funksionarë të partisë së Lirisë i kanë depozituar në SPAK kallëzime, por nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, apo emra të njohur publik, që mos t’i prishet rehat Ramës, apo të besuarve të tij. Një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeveri, është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, të dënuar nga gjykata, të dënuar jashtë vendit. Asgjë nuk na shfuqizon kundër kapjes së institucioneve. Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky pushtet. Shikoni se ku është Shqipëria dhe Kosova. Ka një rënie të jashtëzakonshme në momentin kur ka marrë pushtetin Rama. Kapja e shtetit, është kapja e drejtësisë”,- tha Meta. Dikur ish-president sot në krye të Partisë së Lirisë Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa përsa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK sipas tij ky hetim është bërë në shkelje të Kushtetutës. Për Ilir Metën, aktakuzat ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, janë bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama. “Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtuquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor, që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”. Meta tha po ashtu gjatë konferencës së të martës se ai është në komunikim të vazhdueshëm me Partinë Demokratike dhe se do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme për një opozitë të fortë. “Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat çmontuan parimin e kontrollit dhe balancës në parlament dhe i dhanë një goditje të fortë parlamentarizmit. Ne do të jemi në bashkëpunim me PD dhe të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në shërbim të demokracisë. Kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Ai ka stilin dhe natyrën e tij. Nuk dua ta pranoj që të gjithë janë ushtarë të Engjëll Agaçit”- tha midis të tjerave Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.