Adriana Kalaja: Nuk bëhet opozita me “sude e zvarranikë”

223
Në media të ndryshme, në mungesë të argumentave bindëse të asaj të vërtete që e kupton çdo demokrat dhe opozitar, nga patronazhistët dhe aktiv1stët AliBashë, është ngritur narrativa e “gabimit të rëndë politik”, lidhur me bashkëpunimin e Prof. Dr. Sali Berisha me Presidentin Ilir Meta.
Nuk kam ndërmënd të bëj avokatin e askujt por mirë është t’i themi disa të vërteta.
Çdo gjë e ka zanafillën me marëveshjen akoma të pabërë publike të 17 majit 2017, ku përveç se nuk na u tha se çfarë bënë bashkë prej 5 orësh Edvini i Kristaq Ramës dhe bashkëshorti ligjor i Aurela Bashës, por nuk na u tha edhe se për çfarë u ra dakort.
Dhe përfundimin e pamë të gjithë në ditët që pasuan.
Nga shkatërrimi i brëndshëm i PD-së duke përjashtuar gjithë opozitarët e vërtetë e deri te fushata denigruese jo e atij që ishte në pushtet dhe që i paburri Lulzim përbetohej se nuk futej në zgjedhje, por e Metës dhe LSI, sot PL.
Për të mbetur te faktet, të gjithë e dimë se znj. Monika Kryemadhi, për t’i mbajtur besën një të pabesi, jo vetëm dogji 19 mandate deputetësh që LSI i fitoi në luftë frontale me çiftin e dashuruar të 17 Majit Rama-Basha në 2017, por edhe nuk pranoi të futej në zgjedhjet e qershorit të 2019, megjithëse Presidenti Meta u fut në luftë frontale me regjimin për shkak të anullimit të dekretit të zgjedhjeve.
Është fakt që opozita e drejtuar nga dështaku dhe pazarxhiu Lulzim, de facto drejtohej nga Aurela dhe Kunati të cilët bënin çdo veprim kundër interesave të demokratëve dhe opozitarëve, duke shitur kauzat e tyre nga Rruga Kombit, Astiri, shembja e Teatrit Kombëtar, ndryshimi i Kodit Zgjedhor e deri te ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës.
Dhe të gjitha këto, në këmbim të parave që numëroheshin te makina e Kunatit që, u gjënd te zyra e Lulzimit më 25 mars 2022.
Shumë gjëra mund të bëheshin mē mirë por dyshja Kryemadhi – Meta i ka qëndruar besnike marëveshjeve me PD, dhe për këtë sukseset flasin vetë.
Nga anëtarësimi në NATO e deri te liberalizimi i vizave.
Nuk ka kaluar as 2 vjet kur pazarexhiu Lulzim bëri marëveshje me znj. Kryemadhi dhe, të gjithë jemi dëshmitar se nëse ai nuk do ishte në pazar me të birin e Kristaqit, nuk do guxonin komisionerët e tyre të nxirnin të pavlefshme mijëra fletë votimi të LSI, dhe se sot kjo forcë do kishte të paktën 10 deputetë.
Ndaj sot, këta shërbëtor të regjimit me objektiv shkatërrimin e PD dhe opozitës, janë të llahtarisur jo për marëveshjen, por për fitoren e sigurtë që kualicioni “Bashkë fitojmë” do ketë më 14 maj 2023.
Se ndërkohë që këta hedhin vrer ndaj PD, PL dhe opozitës, Lulzimi me Suden e tij Aurela, janë në Hollandë për punët e tyre personale, ashtu siç kanë qënë në këto 8 vite, kur “drejtonin” PD dhe opozitën.
Në këtë kuptim, këta Sudet dhe Zvarranikët AliBashë, le të na provojnë se znj. Aurela Basha ka votuar të paktën njëherë të vetme për PD dhe Lulzim pazarexhiun që nga 2005 deri në 2021.
Ata butakët e dinë mirë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse ajo e ka braktisur shtetësinë shqiptare që në 2004, dhe nuk ka denjuar as të vi për të votuar njëherë të vetme për bashkëshortin e saj ligjor, medemek “kandidatin”për Kryeministër të PD-së.
Sepse ajo ashtu si Merimanga e Zezë alias Yuri Kim e dinte se bashkëshorti Lulzim ishte në pazar pikërisht për të mos u bërë Kryeministër.
Për këtë arsye, i them të gjithë Sudeve dhe Zvarranikëve Lulbashistë se, mbaroi koha e Kunatopozitës dhe pëllisni sa të doni kundër koalicionit që tmerron sektin e rilindjes, se fitorja më 14 maj është e sigurtë.
Ps: Nuk ta ka fajin Monika me Ilirin o Llumzim që t’i flije gjumë dhe pazaret i bënte Kunati & Sudja Aurelë dhe se, akoma nuk ke dhënë sqarime të detyrueshme se paratë e lobimit në SHBA ishin:
1. Para ruse;
3. Para të pista.
Ja kaq.
Sigal