Kryeministri Edi Rama mbledh kryesinë e PS-së, në fokus të diskutimeve zgjedhjet e 14 majit

107
Sigal

Kryeministri Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste ditën e sotme.

Kanë filluar të intensifikohen takimet e partive për zgjedhjet e 14 majit.

Kryeministri Edi Rama ka thirrur grupin parlamentar ditën e djeshme ndërsa sot ka mbledhur kryesinë. Mbledhja nuk ka filluar akoma. Është takim në kuadër të zgjedhjeve vendore, Edi Rama ka porositur dje deputetët të cilëve u ka thënë se do jenë ata përgjegjës.

Besjan Ajazi dhe Benet Beci kanë lënë mandatin dhe do të përfaqësohen si kandidatë.

Mbledhja vjen duke qenë se jemi në prag të deklarimit të emrave pasi në 25 mars është deklaruar se do të bëhen publik dhe emrat e kandidatëve. PS ka zhvilluar dhe disa sondazhe për të zgjedhur kandidatët, po megjithatë është dhe pëlqyeshmëria e anëtarësisë së PS-së e cila do të ndikojë në përzgjedhje.