Adriana Kalaja: Grupi i Bravës palë me Ramën, frikësohet nga Shtëpia e Lirisë

469
Sigal

Juristja Adriana Kalaja, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se grupi i vulës është bërë palë me Ramën.

Kalaja thekson se grupi i Vulës me në krye Lul Bravën ka frikë nga zgjedhjet e 6 marsit, për shkak se e di se do humbë në të gjitha bashkitë ku konkurrohet e se Shtëpia e Lirisë e Berishës ka shanse reale në të gjithë bashkitë për fitore.

Postimi i Adriana Kalasë:

Çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës?

Sot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte caktuar seancën për shqyrtimin e kërkesës për ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së, mbajtur në korrik 2021.

Referuar Ligjit “Për partitë politike” dhe “Rregjistrin e partive politike”, këto lloj kërkesash shqyrtohen në dhomë këshillimi.

Pra pa praninë e kërkuesit.

Po kështu, dispozitat ligjore përcaktojnë se në këto lloj çështje gjyqtari ka rol pasiv dhe kërkesa pranohet:

– Nëse ndryshimet statutore nuk bien ndesh me Kushtetutën;

– Nëse për këto ndryshime janë ndjekur të gjithë prixedurat e parashikuara në statut dhe në lugj;

– Nëse për votimin për ndryshime statutore është plotësuar kuorumi i nevojshëm.

Çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës?

Seanca është shtyrë bazuar në kërkesën e kërkuesit.

Pra Gaz Bardhit të PD-së së Vulës.

Çfarë halli të madh ka Gaz Bardhi i urdhëruar nga Lul Basha të kërkojë shtyerjen e seancës?

Kujtoj se grupi i Lulzimit nxitoi në turra vrap të çonte ndryshimet statutore me date 20 dhjetor.

Madje një ditë para Komisionit të Rithemelimit?

Çfarë halli e ka zënë Grupin e Vulës të kërkojnë shtyrjen e seancës?

Kur kërkon me aq ngut depozitimin e ndryshimeve statutore, pse kërkon shtyrjen e tyre pa asnjë nevojë ligjore?

Jo vetëm juristêt por dhe çdo qytetar i zakonshëm e kupton se ky veprim lidhet me 6 marsin.

Kush është arsyeja ligjore e kërkesës së Bardhit të shkarkuar?

Sepse Basha i ka të sigurta humbjen e gjashtë bashkive por pyetja është çfarë po përpiqet të bëjë?

E gjitha ka të bëjë me Ramën.

Përpjekja e Grupit të Vulës, nuk është gjë tjetër veçse të vazhdojë t’i bëjë qokat pushtetit.

Ndërkohë Rama kërkon kushtet e marëveshjes së 17 majit.

Shumicën e cilësuar në Kucend dhe 61 bashkitë.

Përfshirë dhe Shkodrën që Voltana e mbrojti me moral dhe integritet.

Kjo është marëveshja.

Çfarë frike ka Lulzimi?

Faktin se Shtëpia e Lirisë është kandidate potenciale për gjashtë bashkitë.

Kjo është frika e tyre.

Turpërimi i Bashës dhe humbja e Ramës.

Pyetja shtrohet pse Gjyqtarja pranon një kërkesë abuzive dhe të pabazuar në ligj e në prova?

Sepse kjo është Reforma në Drejtësi.

Me urdhër të Ramës dhe ndërhyrjen e Kim, duhet shpërblyer Basha për votën e turpit të zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut të super turpit.

Por si?

Ndryshimet statutore të Komisionit të Rithemelimit mos të bëhen para datës 6 mars.

Kështu thonë gojët e liga.

Mbase Lulzimi ka dëgjuar fjalët e përhapura se ndryshimet statutore te Komisionit të Rithemelimit do bëhen pas atyre të Grupit të Vulës.

Edhe këtë gojët e liga e thonë.

Si do i japim mundësi Ramës të fitojë qetësisht më 6 mars ndërkohë që Grupi Vulës mban Selinë dhe Vulën?

Duke shtyrë pafundësisht datën e shqyrtimitctë kërkesës për ndryshime statutore.

E filloi me kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes së Kuvendit të 11 dhjetorit A. Zh.

U rrëzua nga gjyqtari A. K.

Bëri kërkesë shtyrje për ndryshimet statutore të Kuvendit tē Korrikut

U pranua nga gjyqtarja B. M.

Po ç’faj ka Grupi i Vulës se gjyqtarja ka qëlluar bashkëshortja e drejtorit të madh që paguhet nga z. Kunat?

Çështje fati.

Gjithsesi.

Mund ta shtyjë këtë çështje pafund sa të ketë Ramën Kryeministër dhe Kimin Guvernatore:, por çështjes së Toyota Taris dhe Binara Travel nuk ka çfarë i shtyn.

E afrojnë vetë ata.

Se jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët zgërdhihen duke dalë foto me shoqen Kim.

Pas 6 marsit, Bashën do e presin surpriza të mëdha.

Këtu do jemi e do kënaqemi.

Hihihihihihihihihi. [🙂]