A po merret Rama nën hetim nga FBI? Gazetarja e VOA nxjerr të dhënat e dosjes

213
Sigal

Gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci tha në një emision se implikimi i Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar në aktakuzën e departamentit të drejtësisë ndaj ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.

Kostreci u shpreh se nuk është e qartë nëse edhe kryeministri Edi Rama po hetohet lidhur me këtë çështje por në aktakuzë del qartë implikimi i kreut të qeverisë shqiptare.

“S’e di në ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga aktakuza është e qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë, takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale, duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin dhe kjo është një shkelje”, tha Kostreci.