Gazment Azizi: Rilindasit e çuan vendin në mjerim të tejskajshëm

451
Dega e Partisë Demokratike Berat, nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp, shpreh edhe një herë shqetësimin për korrupsionin që ka zaptuar të gjitha hallkat e institucioneve shtetërore. Mbas auditimit nga ana e KLSH-së, pranë drejtorisë së doganës Berat, si rezultat i abuzimit me detyrën dhe kontrabandës u evidentua dëmi prej 1 milion dollarësh. Pasi materialet i kaluan prokurorisë së rrethit në datën 26 qershor 2016, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u vendos masa e dënimit arrest me burg për ish-drejtorin e doganës Berat. Elvis Plaku, për doganieret Alkion Hysi dhe Dhame Xhambani si dhe u shpall në kërkim Arbel Ulaj, i cili u arrestua me datën 22 korrik 2016. Te gjithë këta u arrestuan nen akuzën shpërdorim detyrë, korrupsion dhe kontrabandë në bashkëpunim. Kjo ishte ndër rastet e rralla që qeveria ‘Rama’ e trumbetonte me të madhe si sukses të luftës ndaj korrupsionit dhe kontrabandës. Por çudia nuk do të zgjaste shumë. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës se Apelit për t’u gjykuar në gjendje të lirë, detyrim paraqitje, vjen edhe urdhri nga Drejtoria e Doganave për rikthimin e të tre doganiereve në vendet e tyre të punës. Ky veprim tregon qarte kapjen e shtetit dhe përfshirjen në korrupsion të te gjitha hallkave drejtuese të institucioneve. Është e qartë se kthimi në vendet e punës, është bërë për tu dhënë mundësinë doganiereve që të fshehin dhe manipulojnë provat materiale, të cilat mund të sjellin përfshirjen nën hetim edhe të eproreve të tyre. Në një kohë që burgjet janë mbushur me qytetarë të pamundur për të paguar faturat e energjisë elektrike, kriminelët, kontrabandistët dhe abuzuesit me pushtetin jo vetëm që bredhin të lire, por edhe ju ri jepet mundësia për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal. Padyshim Kryeministër, për këto punë duhen specialistë që dine jo vetëm të vjedhin, por edhe të fshehin! Kjo është të dashur qytetar qeveria e ‘Rilindjes’! Këta janë rilindasit që po e zhysin vendin përditë e më shumë në një mjerim të tejskajshëm!
Kryetari i PD-së, Dega Berat
Sigal