‘A është dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve…’: Pyetja që Kushtetuesja bllokoi për në Venecia

70
Sigal

Thellohet skandali. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimet moniste të 30 Qershorit, ku kjo gjykatë thjesht zbardhi kërkesën e Qeverisë, një tjetër fakt tepër i rëndë kompromenton akoma më shumë këtë vendim dhe pikërisht bllokimin nga Gjykata Kushtetuese të pyetjes që Shoqata e Bashkive kërkoi që t’i bëhej Komisionit të Venecias.

Nga Petrit Vasili

Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 36, datë 4.11.2021 (V-36/21) pohon me gojën e saj:

“13.Gjykata, pasi dëgjoi parashtrimet dhe prapësimet e palëve pjesëmarrëse në gjykim, në përfundim të seancës plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe bazuar në nenin 44/b të ligjit nr. 8577/2000, vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecies si organ këshillimor i specializuar për dhënien e një opinioni amicus curia në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Në marrjen e këtij vendimi Gjykata vlerësoi interesin publik dhe rëndësinë e kësaj çështjeje, duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve dhe të të drejtave kushtetuese të përfshira, si dhe rolin e procesit zgjedhor në jetën politike e sociale të vendit e parimet themelore demokratike që duhet të ndjekë dhe respektojë ai. Për këtë qëllim ajo u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin për paraqitjen e tyre”.

Pra, siç e shihni të gjithë Gjykata Kushtetuese u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin dyditor për paraqitjen e tyre deri në datë 25 qershor të vitit 2021.

Në përputhje të plotë me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, Shoqata e Kryetarëve të Bashkive, që ishte njëkohësisht palë kërkuese ka depozituar edhe pyetjen e saj. Po cila ishte pyetja, që i dhembi kaq shumë Gjykatës Kushtetuese sa që ajo e bllokoi dhe në mënyrë tërësisht antiligjore dhe arbitrare, bile edhe në kundërshtim me vendimin që mori po vet dhe nuk e dërgoi në Komisionin e Venecias?!

Ja pyetja e Shoqatës së Bashkive:

“A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në çdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?

Aq e vërtetë është kërkesa e Gjykatës Kushtetuese per te bere pyetje Komisionit te Venecias sa qe Presidenti i Republikes si subjekt i interesuar i pergjigjet Gjykates Kushtetuese me shkresen Nr.2011/1 date 25.06.2021:

“Ndërsa, për sa i takon Presidentit të Republikës, si palë dhe subjekt i interesuar në këtë gjykim, shprehemi se, nuk kemi asgjë të paqartë lidhur me çështjen objekt shqyrtimi, argumentat e paraqitura para Gjykatës Kushtetuese janë tejet shteruese, rrjedhimisht nuk kemi pyetje për t’ia adresuar Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019, antikushtetutshmëria e të cilit është objekt shqyrtimi nga ana juaj. Presidenti i Republikës i qëndron tërësisht parashtrimeve të paraqitura zyrtarisht dhe me shkrim përpara Gjykatës Kushtetuese”.

Ne fakt ne menyre te pabese e te paligjshme Gjykata Kushtetuese i dergoi Komisionit te Venecias vetem tre pyetjet e saj dhe qe i benin fresk 30 qershorit dhe bllokoi Pyetjen shume thelbesore te Shoqates se Kryetareve te Bashkive.

Bllokimi i pyetjes se Shoqates se Bashkive, qe ishte edhe kerkuesja e vetme, tregon qarte se gjithshka ishte nje farse e miremenduar. Pyetjet e Gjykates Kushtetuese ndaj Venecias ishin thjesht nje hipokrizi per te shperndare dhe per t’ju shmangur pergjegjesise se saj per te marre Vendimin per votimet moniste te 30 qershorit dhe veprimet antikushtetuese dhe antiligjore te institucioneve.

Ky Skandal provon qarte se gjithshka ka qene pjese e nje Strategjie te qarte mes Gjykates Kushtetuese dhe Qeverise ne sherbim te kesaj te fundit, qe votimet moniste te 30 qershorit 2019 te mos prekeshin.

Zhgenjim i madh per kedo qe ka pasur iluzione per drejtesine e re. Gjykata e meparshme Kushtetuese ka dhene dhjetra vendime kunder qeverive qofshin te majta a te djathta. Ndersa Gjykata aktuale Kushtetuese u rrezua dhe ju dorezua koke e kembe Qeverise qe ne proven e pare.

P.S. Me poshte me foto jane dokumentet origjinale qe provojne skandalin.