‘Kur shoh Bashën shoh boshllëk’/ Kadilli: Berisha ka mbështetje absolute te demokratët

208
Sigal

sh-kryeministri Sali Berisha akuzon Lulzim Bashën si të përfshirë në dosjen “Toyota Yaris” dhe se është nën hetim nga drejtësia belge.

Sot, nga “Foltorja” e Bilishtit, Berisha tha se dosje të tjera do të dalin në dritë ndaj kreut të PD-së. Për ish-deputetin e PD, Fatbardh Kadilli, Berisha duhet t’i bëjë publike akuzat ndaj Bashës.

Sa i takon krizës që po kalon partia më e madhe opozitare, Kadilli tha se Berisha ka mbështetje në mënyrë absolute, duke shtuar se e njeh PD-në shumë mirë. Ndërsa për Bashën, Kadilli tha se reflekton boshllëk.

Kadilli: E di shumë mirë që zoti Berisha në mos ka 4200 firma, 3200 i ka, është e sigurt. Berisha e ka mbështetjen, e ka “Foltoren” të mbushur plot me njerëz. Është legjitim çdokush që ka qoftë edhe një parim, jo më një mbështetje. Zoti Berisha e ka këtë mbështetje, ka dhe nostalgjinë e demokratëve që me Berishën kanë qenë në pushtet. T’i kthehemi zotit Basha, kur e shoh atë sikur shoh boshllëk. Nuk shoh asgjë! Më duket si i tejdukshëm. Pse? Nuk ofron asgjë. Zoti Berisha është i talentuar, për mua është politikani më i zgjuar që ka pasur historia e 100 vjetëve të këtij shteti. Por kjo nuk do ët thotë asgjë për mua.

Gjithashtu, Kadilli shtoi se pavarësisht kësaj më i miri është ai që garanton hapësira lirie dhe demokracie.