Reforma në Drejtësi, Lu: Shpresoj në një votim unanim pro

392
Ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se “ndonjëherë qeveria edhe gabon dhe duhet ta pranojë këtë” gjatë një aktiviteti për të drejtat e njeriut, organizuar nga Avokati i Popullit. Ai tha se nuk ështe e lehtë të punosh për të drejtat e njeriut. Lu foli dhe për reformën në drejtësi: “Po e shohim me vëmendje procesin e Reformës në Drejtësi,” vuri në dukje ambasadori. Në këtë konferencë foli edhe ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig, që vlerësoi në veçanti Avokatin e Popullit Igli Totozani për kontributin që ka dhënë në parandalimin e torturës në burgje. “Avokati i Popullit është një derë e hapur për shqiptarët që kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut,” – tha Raunig. – Ndaj raporti dhe rekomandimet e tij japin rekomandime të vyra në forcim të shtetit të së drejtës. Bashkëpunimi i qendrueshëm me AP dhe mbështetja janë të domosdoshme për të. Ai vazhdon të forcojë marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe thellojë marrëdhëniet me qytetarët. Dua të falenderoj Totozanin për punën e palodhur në parandalimin e mekanizmitë të torturës, përkushtimin personal dhe durimin professional, që po ndikojnë drejtpdrejt tek jeta e qytetarëve.”
Sigal