Fakte të reja/ Biznesmeni i vrarë i skeduar për narkotrafik

484
Blutë e Durrësit, me anë të një njoftimi për mediat për vrasjen e biznesmenit Shpëtim Shala në Durrës, thekson se në vendin e vrasjes janë gjetur 15 gëzhoja dhe se personi ka qënë me precedentë penalë për trafik droge.
“Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi më datë 08.05.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, është vrarë me armë zjarri, brenda automjetit të tij tip Volsvagen, me targa AA 086 HJ, shtetasi Sh.Sh. 39 vjeç, banues në Durrës. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë gëzhoja të kalibrit të vogël pistolete automatike. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici 26 persona. Viktima ka qenë person me preçedentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 78 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Sigal