U plagos teksa ishte brenda në makinë, policia e Shkodrës ‘skanon’ kamerat e sigurisë

70
Sigal

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për plagosjen që ndodhi sot. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Selami Brahimi ishte në makinën e tij kur u plagos.

“Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina  e shtetasit  S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar).  Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, thuhet në njoftimin e policisë.