A e keni sqaruar z. Rama, se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës?

410
Sigal

Pyetje publike për Ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigji Soreca

Nga Iir Meta

Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Presidenti i Republikës ka disa pyetje publike për ambasadorin Soreca:

  • A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?
  • A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?
  • A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ia kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit, Shqipërisë dhe së ardhmes së saj evropiane?
  • A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anulimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?
  • Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë iniciativë publikisht?
  • A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu, me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithëpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?
  • A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?
  • A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?
  • A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?
  • A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke pasur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë, jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE-së, gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë, se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

 

 

faqe 2