Zëra merkato: Mediat britanike zbulojnë klubin e ri të Gareth Bales

473
Sigal

Gareth Bale nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes për sezonin e ri.

Ylli uellsian së shpejti do të takohet me trajnerin francez për të biseduar për të ardhmen e tij e cila është larg “Santiago Bernabeu”.

Në ndërkohë, tabloidi britanik ‘Mirror’ raporton se Manchester United është favorit për transferimin e tij në rast se Bale ndahet përfundimisht nga “Los Blancos”.

Tashmë mediat bëjnë me dije që destinacioni i ardhshëm i Bales është Premier League angleze.