A do të jetë Afred Rushaj, Presidenti i ardhshëm i Republikës?

337
Sigal

Burime të mirëbesuara thonë se marrëveshja Rama-Basha vazhdon, por për hir të ruajtjes së “pavarësisë” pas përplasjes Basha-Berisha, nuk do të ketë qeveri të përbashkët PD-PS. Është gjetur një formulë tjetër që në thelb mbetet bashkëqeverisje!PS-ja i jep presidentin e Republikës, PD-së së Lulzim Bashës e ky do të jetë Afred Rushaj, aktualisht nënkryetar i PD dhe shef i grupit të deputetëve demokrat.Ai ka lindur më 19 maj të vitit 1974 dhe është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës. Rushaj ka shërbyer si zëvendësministër i Financave nga viti 2009 deri më 2013-ën. Ndërkohë Genc Ruli do jetë Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Marrëveshja ka edhe disa poste të tjera.

Ndërkohë që Alfred Rushaj është pozicionuar fuqishëm në strukturat partiake dhe atë të grupit parlamentar të PD-së, bashkëshortja e tij në vitin 2015, në periudhën e zgjedhjeve lokale mblidhte firma për kandidatin e pavarur për Kryetar Bashkie të Tiranës, Gjergj Bojaxhiu. Dhe strategjia ishte që t’i hiqeshin sa më shumë vota të djathtës për të cilat çuan në humbjen e kandidatit të PD-së, Dr.Halim Kosova. Dhe sot Rushaj mbanë numrin dy të partisë dhe kryeson grupin parlamentar të PD, të cilës i futi shkopinj nën rrota pikërisht kur dolën kundër kandidatit të PD-së, Dr.Kosova. Ndoshta si “shpërblim” për humbjen e kundërshtarit potencial të Bashës brenda PD-së sikurse ishte Dr.Kosova, i cili mori rrëth 40 mijë vota më shumë si individë se vetë PD-ja.