“Krime kam bërë vetëm në Shqipëri”/ Prokuroria e Pukës po përgatit urdhërarrestin për biznesmenin italian Davide Pecorelli (dërgohet letërporosia)

185
Sigal

Prokuroria e Pukës po përgatit urdhër-arrestin për biznesmenin italian, Davide Pecorelli.

Shtetasi italian deri në këtë fazë të hetimit dyshohet si autor i veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Dëmtim me dashje të varreve”.

Sipas burimeve, për këto dy vepra penale po shikohet mundësiua që ditët në vijim të nxirret një mandat arresti ku do t’i kërkohet autoriteteve italiane prangosja e Pecorellit

Italiani, në intervistat e shkurta që ka dhënë për mediat ka pranuar se nëse ka kryer krime, ato i ka bërë në Shqipëri.

Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se Giuseppe Mundo, është emri i plotë që ka përdorur Davide Pecorelli si identitet të rremë për tu fshehur në Itali pas mbërritjes atje nga Shqipëria ndërkohë që ishte shpallur i zhdukur prej 9 muajsh në dy vendet.

Me këtë identitet, biznesmeni 47-vjeçar ishte prezantuar si gjeolog në ishullin Giglio, ku u gjet pasi gomonia që kishte marrë me qira pësoi defekt duke rrezikuar mbytjen.

Mediat italiane raportojnë se biznesmeni që ishte shpallur i zhdukur që prej janarit të këtij viti, ka qëndruar në qytetin e Vlorës deri në datën 12 shtator 2021.

Sipas dëshmitarëve nga qyteti i Vlorës, Davide Pecorelli, është parë në këtë restorant dhe plazhin pranë tij sapo kalon tunelin e Ujit të Ftohtë, që nga muaji mars i vitit 2021.

Ai njihej nga banorët e zonës si njeri i qetë dhe i apasionuar pas futbollit, ndërsa ishte prezantuar me emrin Kristiano.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Davide Pecorelli nuk ka shfaqur asnjë sjellje të pazakontë, duke frekuentuar plazhin pasi konsumonte mëngjesin, ndërkohë që në drekë dhe në mbrëmje ulej me miq që i kishte njohur pas mbërritjes në këtë qytet.

Sipas policisë, që prej vitit 2020 Pecorelli kishte hapur një biznes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës në fushën e shërbimeve dhe tregtimit të produkteve për sallonet e bukurisë.