E RËNDË/ 40 vjeçari vret me armë gjahu të dashurën e tij mësuese, më pas qëllon veten (Shënimi që la)

200
Sigal

Ishulli Rodos në Greqi është tronditur pasditen e sotme nga një krim i dyfishtë. Mediat bëjnë me dije se një person ka vrarë të dashurën e tij dhe më pas veten.

Gruaja fatkeqe nuk e kishte menduar se lidhja e saj e shkurtër me 40-vjeçarin do të kishte këtë fund tragjik. Vrasja ndodhi në Rodini të mërkurën pasdite.

40-vjeçari grek vrau të dashurën e tij 32-vjeçare me profesion mësuese me armë gjahu dhe më pas me të njëjtën armë kreu vetëvrasje.

Ai la një shënim ku shkruhej. “Pa të mirën time nuk ka kuptim jeta”, thuhet në shënim.

Banorët e zonës thanë se vajza fatkeqe jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe sot ajo kishte parkuar makinën në Rrugën e Moskës.

Dyshohet se vrasësi e priste atë disa metra më tutje me një makinë të cilën e kishte marrë me qira. Kur vajza u përpoq të hipte në makinë, ai tërhoqi këmbëzën dy herë, duke e lënë të vdekur në vend.