6 vjet qeverisje, nuk përfundoi dot as 13 kilometra të autostradës Tiranë – Elbasan

485
Sigal

Qeveria e Rilindjes, shumë herë ka premtuar se 13 kilometrat e mbetura të autostradës Tiranë – Elbasan do të përfundonin brenda 2018-s. Dje kryeministri Rama sërish inspektoi segmentin e papërfunduar të autostradës Tiranë – Elbasan, duke premtuar se deri në majin e këtij viti ky segment do të përfundojë, duke shtuar se vërtet fondet e kësaj rruge kanë kushtuar 2-fishin e planifikuar. Pra, në 6 vite, qeveria nuk mund të përfundojë 13 kilometra, edhe pse u përdor 2- fishi i fondit. A është çuar për ndjekje penale ndonjë përgjegjës për këtë zvarritje 6 vjeçare dhe për shpërdorimin e fondeve, derisa kostoja është dyfishuar? Nëse askush nga përgjegjësit dhe shpërdoruesit e fondeve nuk ka shkuar në prokurori, pyetja është: Përse?