Fakulteti Gjeologji-Miniera lajmëron bojkot pa afat për godinën dhe studentët

519
Sigal

Denoncimi i studentit: “Më nxorën policët me dhunë nga salla ku flet kryeministri, të ftuar janë FRESSH- istët”

Ndërkohë që studentët vijojnë me protestat e tyre, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave themelore si dhe anulimin e ligjit të arsimit, ka reaguar edhe Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave. Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Gjeologji-Minierave paralajmëron bojkot pa afat të mësimit, nëse nuk shfuqizohet brenda 15 ditësh, VKM-ja që e lë fakultetin pa godinë. Në një deklaratë, kjo Asamble mbështet protestën e studentëve, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë. “Solidarizohet me APA të fakulteteve të tjera dhe mbështet idenë e një mbledhjeje të përgjithshme mes përfaqësuesve të fakulteteve”, thuhet në njoftim.

Studenti nxirret jashtë nga takimi me Kryeministrin: Salla është mbushur me FRESSH-istë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një takim me disa studentë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, me temë “Paktin për Universitetin”. Por ndërsa Kryeministri dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini prezantonin “Paktin për Universitetin”, një student është nxjerrë nga ky takim, me pretendimin se nuk ishte në listë. Studenti u shpreh në një dalje për mediet, se ai nuk u lejua brenda, ndonëse emri i tij ishte në listë. “30% ishin studentë të konvikteve dhe 70% ishin të tjerë”, tha studenti ndërsa shtoi se në sallë janë lejuar të hynë FRESSH-istët. Kryeministri u prit me protesta në hyrje nga disa studentë, të cilët kanë shpalosur parulla kundër “Paktit për Universitetin”, i cili është propozuar nga qeveria si zgjidhje për kërkesat e tyre.

Rama: Qeveria nuk mund të bëhet babai dhe nëna për çdo student

Kryeministri Edi Rama prezantoi Paktin për Universitetin në qytetin e Elbasanit. Kryeministri Rama: Është shumë e qartë që tarifa sot janë nën kosto. Kushton më shumë një student sot sesa ato tarifa. Tarifat i ka vendosur universiteti. Çka ka bërë qeveria është që mund të vendose tavanin. Nëse ne nuk do të vendosim tavanin tarifat do ishin më të larta. Qeveria ka për borxh që në parim të mbështesë ata që vijnë nga familje në nevojë. Por nuk ka detyrimin të bëjë babin dhe nënën për të gjithë, kur vjen puna tek arsimi i lartë. Faktet janë që kushtet janë të vështira. Duke pasur parasysh kushtet kemi rënë dakord për të përgjysmuar tarifat për bachelorin. Dikush që nuk merr dot universitetin mund të bëhet një profesionist në një drejtim tjetër.