Vasili: Të pezullohet urdhri për transferimin e personelit të Urgjencës

461
Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar pezullimin e urdhërit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për transferimin e personelit të Urgjencës së Tiranës. Vasili tha se Urgjenca e Tiranës ka një ekip të mirë dhe të pazëvendësueshëm.
Vasili: Urgjenca është transformuar me një ekip profesionit, por ai ekip nuk mund të tjetërsohet kurrë. Ai ekip përballon të gjithë urgjencën e Tiranës. Ekipi më i mirë që edhe në mendia nuk është bërë problem ka qenë ky ekip. Në vend ta kemi një ekip që të na ndihmojë në këtë reforme në ta shpërbëjmë. Ky urdhër së pakut duhet të pezullohet, të bëhet shtrirja në tavolinën se kush do të jetë skemë e urgjencës dhe kush do të jetë logjistika.
Ndërsa një prej mjekëve të Urgjencës tha se para 6 ditësh u njoftuan për shpërndarjen e mjekëve të urgjencës. Ai tha se shërbimi i urgjencës për kudesin parësor nuk është më.
“Të gjendet zgjidhje që urgjenca të ruajë funksionimin, të shtohet logjistika. Ekipi mjekësor i Urgjencës Tiranë është me eksperiencë të gjatë dhe interesi i vetëm i urgjencës është të funksionojë shërbimi shëndetësor. Mbështesim shpërndarjen e urgjencës, por të ketë një kryesore. Urgjenca spitalore dhe jospitalore duhet të jenë të lidhura”, tha një prej mjekëve.
Nëpërmjet një urdhri, Ministria e Shëndëtësisë do të transferojë personelin e Urgjencës së Tiranës në spitalet universitare.
Pavarësisht takimit të zhvilluar mbrëmjen e së hënës të mjekëve dhe Ministrit Beqaj, palët nuk kanë bindur njëra-tjetrën për të mos kryer këtë transferim.
Mjekët thonë se Urgjenca Kombëtare e krijuar me vendim Qeverie, nuk do të funksionojë. Bluzat e bardha refuzojnë tranferimet në spitalet universitare.
Sigal