“21 Janari”, ja përse Gjykata e Lartë vendosi që çështjen të mos e merrte në shqyrtim

401
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, zbardh vendimin dhe jep arsyetimin se përse vendosi që çështjen të mos e merrte në shqyrtim, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e drejtuesve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Elita e gjyqësorit e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit. Dosjes i hapet rruga për në Strasburg. Gjykata e Lartë zbardh vendimin e “21 Janarit”, duke dhënë argumente që sipas saj e çuan në përfundimin se duhej refuzuar kërkesa e prokurorisë për dënimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. Kolegji shprehet në vendimin e publikuar se pasi e bisedoi çështjen në tërësi, vendosi: “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Apelit Tiranë dhe të gjykuarit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës, kundër vendimit nr. 793, datë 18.9.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë”. Gjykata nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me arsyet e mospranimit të rekursit të bërë nga ana e prokurorisë, por është mjaftuar vetëm me citimin e vendimeve të mëparshme të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli, në lidhje me këtë dosje.
Sigal