21 Janari/ Berisha : Ishte përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë

52
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nw njw intervistw se 21 Janari nuk ishte protestë e dhunshme, por përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë.

“Nuk jam dakord që e cilësoni protestë të dhunshme, ajo ishte përpjekje e qartë për marrje pushteti me dhunë.Deklaratat e eksponentëve kryesorë të opozitës së asaj kohe, ishin të qarta. Nuk kërkonin as më shumë dhe as më pak se rrëzimin e një pushteti të ligjshëm,” tha Berisha.

Sipas tij, videoja e montuar u trajtua nga qeverisja në mënyrën e duhur, pasi zyrtarët e lartë u larguan dhe iu hoq imuniteti, ndryshe nga sa ndodhi me rastin e Saimir Tahirit .

“Iku zëvendëskryeministri, dha dorëheqje, iu hoq imuniteti dhe nuk shkoi te prokurori si një njeri me imunitet. Ministri tjetër kishte ikur. Pra e gjitha kjo u përdor. U caktua një datë kur u mendua se mund të merrej pushteti me dhunë. 21 janari shënon pas 80 e ca vitesh, përpjekjen e dytë për të marrë pushtetin me dhunë,” tha Berisha.