Thaçi në Hagë/ Kryemadhi: Ata që nuk iu trembën Millosheviçit, nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin

229
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës, pas akuzave nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Në një postim në ‘Facebook’, Kryemadhi shkruan se ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë.

“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shkruan Kryemadhi.