13 rekomandimet e plota të Komisionit të Stabilizim Asociimit për Shqipërinë

444
Sigal

Integrimi, zbardhen
13 rekomandimet e plota të Komisionit të Stabilizim Asocimit për Shqipërinë

 

 

1.         Rithekson mbështetjen e plotë për
anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian kur reformat në pika kyç të
jenë zbatuar dhe të pakthyeshme; mbështet hapjen e negociatave duke marrë
parasysh progresin domethënës dhe fazën bindëse e zbatimit të këtyre reformave;
beson shumë se hapja e negociatave do të ofrojë një nxitje të fuqishme për të
miratuar dhe zbatuar bashkësinë e plotë të reformave që kanë lidhje me BE-në;

2.         I bën, kështu, thirrje Komisionit
Evropian dhe Këshillit Evropian që të caktojë një datë për të hapur negociatat
dhe që Shqipëria të zbatojë me shpejtësi reformën në drejtësi në tërësinë e saj
dhe të sigurojnë një progres të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës të mëtejshëm
për sa u përket zbatimit të pesë prioritet kyçe, të nevojshme për nisjen e
negociatave;

3.         Vlerëson miratimin unanim të
ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi në 22 korrik 2016 dhe për
qëndrimin mbështetës të treguar nga të gjithë deputetët në këtë rast;

4.         Nxit Shqipërinë të mbajë këtë ritëm
pozitiv të reformave dhe të miratojë me shpejtësi të gjitha ligjet e nevojshme
për zbatimin e plotë dhe në kohë të reformës në drejtësi; vë në dukje se
miratimi i këtyre ligjeve, ngritja e institucioneve përkatëse, dhe nisja e
zbatimit do të vlerësohet nga Komisioni Evropian duke marrë në konsideratë
hapjen e Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe Kapitullit 24
– Drejtësia, liria dhe siguruar të negocimit, të cilët në përputhje me
praktikën e vendosur pritet të hapen të hapen të parët dhe të mbyllen të fundit
në procesin e negocimit; …

5.         Mirëpret zbatimin e vazhdueshëm të
reformës së administratës publike dhe reformës së menaxhimit të financave
publike duke marrë në konsideratë një administratë publike efikase dhe që
funksionon mirë;..

6.         Nënvizon se anëtarësimi në BE duhet të
jetë një proces gjithëpërfshirës; thekson edhe një herë se dialogu politik dhe
bashkëpunimi ndërmjet partive është e rëndësisë më të madhe për suksesin e
këtij procesi reforme dhe për procesin e anëtarësimit të përgjithësi; …

7.         Shprehet i kënaqur se Shqipëria mori
hapa të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,
ndërsa ishte vënë në pah, ndër të tjera, në takimit e 8-të të Këshillit të
Stabilizim-Asocimit; vlerëson miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve
(bilbilfryrësve);….

8.         Kujton se një reformë gjithëpërfshirëse
e sistemit në drejtësi është një mjet i rëndësishëm për të luftuar krimin e
organizuar dhe korrupsionin; vë në dukje se nivelet e perceptuara të
korrupsionit në vend kanë mbetur të larta dhe se reformat e mara nuk kanë dhënë
ende plotësisht rezultatet e dëshiruara1;….

9.         Ka mbajtur shënim të trendit pozitiv të
operacioneve që kanë të bëjnë me asgjësimin e fushave të kanabisit dhe
pakësimin në përgjithësi të fushave të mbjella, si edhe të bashkëpunimit të
suksesshëm ndërkufitar, sidomos me autoritetet italiane, në parandalimin dhe
shtypjen e veprimtarisë së kultivimit të kanabisit;….

10.       Rithekson se sigurimi dhe zbatimi i plotë
i kushteve për zgjedhje demokratike është shumë e rëndësishme për progresin e
Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE; nxit komisionin e posaçëm për
reformën elektorale dhe autoritetet shqiptare që të sigurojnë që reforma të
zbatohet në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR, duke shqyrtuar çështjet më
të rëndësishme në kohë përpara zgjedhje të ardhshme në 2017.

11.       Nxit autoritetet shqiptare që të kërkojnë
përmirësim të vazhdueshëm të standardeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave
të njeriut dhe liritë themelore; nënvizon nevojën për të miratuar Ligjin për
Minoritet duke garantuar mos diskriminimin, të drejta të barabarta dhe
mbrojte;…

12.       Nxit të gjitha palët që të punojnë së
bashku në mënyrë që të krijojnë një mjedis që promovon liri të mirëfilltë të
medias dhe liri të të shprehurit, duke shmangur çdo lloj censure në media. Inkurajon
Shqipërinë të vazhdojë në rrugën e reformave të marra në fushën e përmirësimit
të klimës së biznesit…

13.       Inkurajon Shqipërinë të vazhdojë rolin
aktiv dhe konstruktiv në rajon; është i kënaqur me afrimin e mëtejshëm me
Serbinë; kujton se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe stabiliteti rajonal janë
elementë jetike të Stabilizim-Asocimit dhe procesit të zgjerimit.