12 vite dështim spektakolar në pushtet, Rama e pranon, por mashtrimin nuk e le: Kemi probleme me Kadastrën, por…

52
Sigal

Erdhi në pushtet me premtimin për të zgjidh problemin e pronës, jo vetëm që nuk e zgjidhi, por në 12 vjet pushtet ka krijuar katrahurën më të madhe në histori të problemit të pronave.

Me korrupsion nëpër institucionet e trajtimit të pronave, me grabitje pronash për investitorët strategjikë, ndërta edhe vetë dyshohet se ka grabitur mijëra hektarë tokë në Vuno, sipas denoncimeve të opozitës….pa llogaritur katrahurën që krijoi me sistemin e drejtësisë ku qindra mijëra dosje duan qindra vite të shqyrtohen pasi sistemi ka rënë në kolaps.

Dhe Edi Rama me paturpësinë më të madhe pranon pas 12 vitesh se problemi nuk është zgjidhur, por shqiptarët duhet t’i besojnë atij ende.

Pallavrën ma jepni edhe njëherë se do ua zgjidh unë problemin që nuk ua zgjidha për 12 vjet, Edi Rama e ka përsëritur pasditen e sotme një takim me njësitë 5,6, 13 dhe 14 të PS-së në Tiranë, ku gjatë fjalës së tij, deklaroi se nuk e mohon që ka probleme me Kadastrën.

Pjesë nga fjala e kreut të organizatës:

“Nuk e kam si ta mohoj që kemi problem me hipotekën. Pyetja është, ky problem është arsye për ta votuar PS, apo jo? Nuk do mend. Nëse nuk voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar transformimin e kadastrës nga A te ZH-ja ta bëjnë të ‘Mos o Zotshmit’. Kush do e bëjë Këneta? Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment.” – tha Rama.