‘11 maji nuk shprehu vullnetin e qytetarëve’/ Bardhi: Në Fier, kishim përballë krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin

19
Sigal

Drejtuesi politik i PD i Qarkut Fier, Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku ka falënderuar me përulësi të gjithë demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se ‘në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!’

‘Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!