Vendimi i GJK: Zgjedhjet e 25 Prillit u bënë me ligj antikushtetues

249
Sigal

Gjykata Kushtetues ka pranuar kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare për shfuqizuar nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.

Kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutën.

Pas vendimit të Kushtetueses, duket se zgjedhjet e 25 prillit janë zhvilluar me një ligj antikushtetues.

Por edhe pse ky vendim nuk do të ketë fuqi prapavepruese, do te zbatohet për zgjedhjet e ardhshme.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji.

Vendimi i pjesshëm:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë ‘Bindja Demokratike’ dhe partinë ‘Lëvizja Demokratike Shqiptare’, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.

– Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.