Analisti, Enver Bytyçi në një intervistë u shpreh se Shqipëria po dëshmon se ka një opozitë të qëndrueshme dhe reale.
Bytyçi: Është një fushatë e cila karakterizohet nga disa risi do e quaja.
Risia kryesore ka të bëjë me faktin se tashmë Shqipëria dëshmoi se ka një opozitë të qëndrueshme.
Një opozitë reale e cila është alternativë e besueshme.
Është alternativë e besueshme jo vetëm për faktin se premtimet e saj janë të jashtëzakonshme dhe dobiprurëse për interesat e qytetarëve e të vendit por edhe për faktin se kjo opozitë dhe lideri i saj Berisha kanë dëshmuar në të kaluarën së paku në qeverisjen e tyre të viteve 2005-2009 se jo vetëm bëjnë premtime por dinë ti mbajnë ato.
Kështu që besueshmëria ndaj opozitës është në shkallën më të lartë se sa çdo herë tjetër.