10 ditë para nisjes së mësimit/ Ish-deputeti publikon fotot e gjendjes skandaloze të shkollës “Liri Gero” në Fier

416
Sigal

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka denoncuar me prova dhe foto të shumta, gjendjen skandaloze në të cilën ndodhet shkolla “Liri Gero” në Fier, vetëm 10 ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Ai ka akuzuar kryetarin e bashkisë Armando Subashin jo thjesht si shkaktarin e saj, por edhe si përndjekësin e të gjithë qytetarëve që guxojnë të denoncojnë.

Reagimi plotë i Luan Baçit

Drejtoria Arsimore në bashkëpunim me bashkinë e Fierit, i kanë mbaruar të gjitha përgatitjet në shkolla dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor, – shkruan me ironi Baçi ndërsa shton: “Duke pasur parasysh edhe kushtet që duhen për distancimin social, higjienën në nivele të larta dhe plotësimin e çdo kërkese të parashikuar në strategjinë e qeverisë dhe tre skenarët e saj”.

Fotot e mëposhtme janë nga shkolla 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier.

Ambiente të pista, dyer të shqyera, pa ujë të rrjedhshëm shpeshherë, klasa të mbushura me karrike të shumëllojshme dhe ngjitur me njera – tjetrën. Asnjë masë e marrë dhe zero përgatitje për fillimin e vitit shkollor.

Vetëm propagande dhe gënjeshtra, mashtrime dhe vjedhje.

Kjo gjendje është në shumë shkolla të qarkut Fier dhe bashkisë Fier, por është shumë e vështirë të marresh informacion dhe aq më tepër të vërtetosh me foto dhe video, pasi rilindasit e Subashit gjurmojnë dhe shantazhojnë çdokënd që jep informacion tek “armiku”, por gjithmonë gjenden mësues kurajozë dhe të ndershëm të denoncojnë, pafytyrësinë dhe mashtrimet e tyre”.

1 3