Aksidentohet në punë, ndërron jetë një 35-vjeçar

309
Sigal

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të enjte (3 shtator) gjatë një aksidenti në punë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një fabrikë parafabrikat në Kamëz rreth orës 14:50.

Shtetasi me iniciale B.M., dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.