1 vit nga 25 prilli/ Burimi: Yuri Kim shtrembëroi rezultatin e zgjedhjeve për të mbajtur Ramën

152
Sigal

Gazetari Genc Burimi komentoi në një emision masakrën zgjedhore të 25 prillit një vit më parë.

Burimi tha se mbi qeverinë rëndon skandali i patronazhistëve dhe shembja e Teatrit Kombëtar në një natë COVID-i.

Sipas gazetarit Burimi amerikanët kanë shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Shqipëria sot vuan nga një politikë realiste e SHBA-ve. Nuk kemi pse ta mohojmë. SHBA-të vënë në plan të parë interesin e tyre.

Pa u tharë ende boja e kutive të votimit shkon dhe përgëzon Ramën për zgjedhjet. Loja ishte ezauruar.

Amerikanët influencuan zgjedhjet në Shqipëri. Amerikënt influencuan, shtrembëruan rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fakti i parë, marrëveshja e 5 qershorit tek Ambasada Amerikane, marrëveshje e shkelur nga Rama në korrik, nuk reaguan.

Fakti i dytë, prej 25 prillit Yuri Kim mburret me drejtësinë e re. SPAK nuk nxorri asnjë element nga zgjedhjet.

Partia e Berishës është në luftë me këtë administratë amerikane që kërkon të mbajë Edi Ramën.

Të protestojnë demokratët para ambasadës me slogane. Amerika ka shtrembëruar zgjedhjet.”-tha Burimi.