1 miliardë e 440 milion euro abuzime për 2019

394
Sigal

Publikohet raporti i auditimit mbi dëmin ekonomiko-financiar që administrate shqiptare i ka shkaktuar buxhetit të shtetit. Mbi 1.440 miliard euro është babëzia e nëpunsve me tenderat ,PPP, udhëtimet, mobilimin e zyrave, qiratë e makinave etj. Kjo shumë është më e madhe se donacionet që mbarë bota i dha vendit tonë për të përballuar dëmet nga tërmeti.

KLSH: 1, 440 miliardë euro është dëmi ekonomik për vitin 2019

Shtetet e huaja i dhënë Shqipërisë 1,15 miliardë donacione për Rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërkohë që vetëm në 2019 dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqmenaxhimi, keqfinancimi në administratën publike, sipas auditimit të KLSH-së  është më shumë, sesa donacionet, është 1.44 miliardë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizën e zhvilluar për vitin 2019 bëri me dija edhe shifrat nga auditimi për vitin e kaluar në financat publike. Nga auditimi për vitin 2019 KLSH-ja ka gjetur parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera ku dëmi ekonomik në total kap shifrën e 27.3 miliardë lekë. Shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keq administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keq administrimit të pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik. Rezultatet e auditimeve të vitit 2019 sintetizohen në disa indikatorë themelorë për veprimtarinë audituese të KLSH-së, si vijon: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me DËM EKONOMIK në shumën totale prej 27,3 miliardë lekë, ose 223,8 milionë euro.  Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativnë perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 130,5 miliardë lekë, ose afërsisht 1 miliard e 440 milion euro ). Për periudhën janar – dhjetor 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar dhe evaduar 160 auditime, nga të cilat janë evaduar 140  (20 auditime janë në proces).

Auditimet e KLSH

Auditimet e KLSH janë kryer në një numër të konsiderueshëm prej 192 subjektesh, qofshin këto institucione qendrore dhe njësive në varësi (Ministri dhe agjenci të ndryshme, drejtori qendrore dhe rajonale etj.); njësi të vetëqeverisjes vendore (bashki e qarqe), shoqëri publike në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve dhe duke e mbyllur me auditimin e projekteve me financim të huaj, etj., duke mbuluar të gjithë ciklin e veprimtarisë së tyre (të ardhurat dhe shpenzimet etj.), nga të cilat një peshë jo të vogël zënë auditimet e performancës. Zoti Leskaj në përfundim të fjalës së tij u fokusua në gjetjet kryesore të auditimeve, rekomandimet dhe masat e propozuara, kallëzimet penale, analizën SËAT, etj (për më shumë detaje në faqen zyrtare të KLSH-së gjendet fjala e plotë e Kryetarit). Zonja Lindita Lati, Drejtore e Përgjithshme diskutoi mbi performancën institucionale, duke iu referuar Kornizës së Matjes së Performancës (PMF) për vitin 2019 në gjashtë fusha sipas skemës së mëposhtme :

Sfidat e KLSH-së për 2020

-Përfshirja në planin vjetor të treguesve të matshëm në nivel produkti dhe rezultati;

– Konsultimi me palët e interesit të planit vjetor të parashikuar;

– Mbulimi dhe përzgjedhja e objektivave të auditimit të performancës;

– Përcaktimi i qartë i materialitetit dhe riskut në tërësi për çdo auditim si dhe për elemente të veçanta të tij;

– Hartimi i raportit në një formë më shkurtër dhe lehtësisht i kuptueshëm, etj.

Zonja Manjola Naço, Drejtore e Përgjithshme diskutoi mbi performancën e aktivitetit auditues përgjatë vitit 2019.  KLSH ka kërkuar një kuptim të drejtë dhe zbatimin e kërkesave të ligjit dhe akteve nënligjore për menaxhimin financiar dhe kontrollin nga institucionet publike, kjo duke synuar ngritjen e sistemeve efektive të kontrolleve të brendshme me ndikim në performancës e administratës. Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore ka realizuar 31 auditime (auditime përputhshmërie, auditime financiare dhe auditime të kombinuara), nga 28 të planifikuara. Ky departament ka mbuluar me auditim në bashki fushat : Prokurimet publike 35.5%, taksat vendore 56.8%, shitja dhe dhënia me qera e pasurisë shtetërore 2.2% dhe të tjera 6.5%. Janë audituar 659 (30.5%) procedura prokurimi nga 2,196 që janë gjithsej. Këtu u ndalua ne risqet kryesore te identifikuara lidhur me menaxhimin  e financave vendore.

Puna audituese

Auditimi i performancës njohu rritje në cilësi, por jo dhe aq në sasi përgjatë vitit 2019. Nga pikëpamja sasiore, në total u evaduan 15 auditime, në mbi 70 subjekte, me një numër gjetjesh, konkluzionesh e rekomandimesh, respektivisht mbi 500, 400 dhe 350. Mesatarisht për çdo auditim u realizuan 35 gjetje, 25 konkluzione dhe 25 rekomandime, shifra këto pak a shume te njëjta me një vit më parë. Nga pikëpamja e 3E-ve, gjetje, konkluzione e rekomandime që adresonin ekonomicitetin ishin 150, eficiencën 450 dhe efektivitetin 650.  Të gjitha auditimet e performancës të vitit të kaluar tjerrin problematika të mprehta, ku spikat auditimi mbi Cilësinë dhe sigurinë e barnave, Akuakultura, Mbikëqyrja e tregut te telefonisë celulare, Monitorimi i projekteve te huaja, etj.

prioritetet e institucionit për vitin 2020

Do të synohet rritja e numrit të auditimeve të performancës dhe atyre të IT në totalin e auditimeve të KLSH me prioritet të theksuar ndaj tyre.  Përmirësimi i cilësisë së auditimit, në qëllimin që aktivitetet e auditimit të zbatohen në përputhje me kërkesat e Rregullores së Procedurave te Auditimit. Intensifikimi i proceseve të Zbatimit të Rekomandimeve, në frymën e Parimit nr. 7 të Deklaratës së Meksikos .  KLSH do të vazhdojë impenjimin në shkëmbimin e përvojave ndërkombëtarisht, përmes pjesëmarrjes në tryezat e grupeve të punës së EUROSAI dhe INTOSAI-t; kryerjes se auditimeve pilote, paralele dhe të përbashkëta me SAI partnere, sipas motos së INTOSAI-t, se “nga përvojat e përbashkëta përfitojnë të gjithë”. Nën këtë okeljo, KLSH konsideron primare shkëmbin ndërkombëtar të eksperiencave, sipas definimeve të nenit 15 të ISSAI 1, duke qenë një pjesëtar aktiv, nëpërmjet kontributeve dhe angazhimit në grupet e punës së EUROSAI-t dhe në takimet rajonale me dobi të përbashkët, etj.