Çadrat me vete, sërish reshje shiu sot

423
Sigal

Dita e sotme do të mbizotërohet nga shira të shumtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, moti sot do të jetë nën alternim vranësirash e kthjellimesh, të cilat ditën e nesërme do t’i lënë vendin diellit.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 0ºC në 08ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15ºC.

Sipas Meteoalb, Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.