PD sqaron kush nuk mund të kandidojë për deputet

255
Sigal

PD reagon zyrtarisht lidhur me propozimin si kandidat për deputet të kësaj force politike,  të ish gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni.

Zyrtarisht PD mohon kandidimin e ish gjyqtarit Gjoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas PD, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

Zyrtarisht PD konfirmon se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”