Zbulohet gjinia e fëmijës së Jessica Biel dhe Justin Timberlake

248
Sigal

Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë vetëm pak ditë më parë. Edhe pse askush nuk kishte dijeni për shtatzëninë e aktores, lajmi u përhap me shpejtësi. Madje, sot është zbuluar gjinia e fëmijës. Sipas raportimeve të Daily Mail, çifti kanë mirëpritur në jetë një djalë në javën e kaluar. Aktorja ndodhet në shtëpi së bashku me këngëtarin dhe djalin e tyre 5-vjeçar, Silas. Nëna e 38-vjeçares, Kimberly Conroe Biel, gjithashtu i është bashkuar familjes javën e fundit për të qenë pranë vajzës dhe nipit të porsalindur. Jessica Biel dhe Justin Timberlake nuk janë parë në publik që nga muaji mars dhe mendohet se kanë qëndruar në shtëpinë e tyre në “Big Sky” në Montana. Lindja e djalit vjen vetëm 8 muaj pas këngëtari u fotografua me aktoren Alisha Wainwright duke mbajtur duart. Mediat raportuan se Timberlake tradhtoi aktoren, por ai i mohoi lajmet ndërsa i kërkoi falje publikisht bashkëshortes për aktin e tij. Këngëtari dhe Jessica Biel u bënë prindër për herë të parë në prill 2015.