“Zgjedhjet në SHBA u vodhën”- Deklarata bombë: Serveri i kompjuterit u gjet në Gjermani, ja roli i Hilary Clinton

1017
Sigal

Konspiracionisti Alfred Cako, është i njohur për deklaratat e tij “bombë”, që shkaktojnë jo pak debat.

Në “Rreth Katror”, ndërsa foli për zgjedhjet në SHBA, ai tha se ato u vodhën dhe se manipulimi është bërë nëpërmjet një sistemi kompjuterik.

Sipas tij, serveri i këtij kompjuteri u gjet në Gjermani, nga Shërbimi Sekret i SHBA, duke shtuar se aksionerë të fshehtë të kompanisë janë edhe Hilary Clinton dhe Nensy Pelos, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk ka përfunduar asgjë, është e rëndësishme që zgjedhjet manipulimin më të madh e kanë bërë nëpërmjet sistemit kompjuterik janë fshirë votat e Trump dhe një jesh e madhe janë kaluar nga Trump te Biden dhe sipas stafit të Trump, këto shkojnë deri në 4 milion. Serveri i kompjuterit është kapur i fshehur në Gjermani nga Shërbimi Sekret i SHBA dhe shumë shpejt do zbulohen. Në pronësi është nj me mbiemrin Bound dhe aksioner i fshehtë janë Nensy Pelosi dhe Hilary Clinton dhe këta kanë bërë masakrën e zgjedhjeve në Amerikë”, tha Cako.