Zef Preçi: Qeveria insiston për amnistin, e detyruar nga oligarkët

198
Sigal

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, komentoi amnistinë fiskale, ku kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat tha se amnistia do të bëhet dhe se paratë e shqiptarëve do të legalizohen. Ai tha se është e pamundur të bëhet diferencimi i parave të kursyera dhe parave të pista, pasi sipas tij asnjë kriminel nuk e ka të regjistruar makinën në emrin e tij. “Cili kriminel ka vënë qoftë dhe një makinë me emrin e tij. Ne po na dalin persona në kërkim që kanë pasuri dhjetëra miliona eurosh dhe nuk kanë asnjë makinë. Është e pamundur që të bëhet diferencimi i parave të kursyera dhe parave të pista. Sipas ekspertit: Rama po përçon sinjale negative tek pjesa e shoqërisë dhe biznesit që është i rregullt me tatimet dhe taksat që mbushë detyrimet sipas ligjit. Reforma të tilla kanë qenë dhe janë të suksesshme në pak vende dhe vetëm në raste që janë zbatuar tre koncensuese të mëdha. “Emigrantët shqiptarë mezi mbajnë veten dhe ata që kanë kursyer në mënyrë të ndershme s’kanë asnjë pengesë as atje as këtu”- nënvizoi eksperti. Më tej ai theksoi se insistimi i qeverisë të bën të mendosh se qeveria ka një detyrim ndaj oligarkëve. “Insistimi me forcë i qeverisë për të hedhur një hap të tillë, të shtyn të mendosh që kushtëzimet që qeveria ka ndaj grupeve të bizneseve apo oligarkëve është i tillë sa ne duhet të detyrohemi ta ndihmojmë qeverinë që të kryejë këto detyrime”- përfundoi Preçi.